Përfaqësuesi i komunitetit LGBT në Shqipëri ka replikuar sot në distancë me publicistin Artan Lame.
I indinjuar nga një shkrim i Lames në Shqip, me titull “Parajsa e padashur e LGBT-ve”, Kristi Pinderi e cilëson Lamen si një bejtexhi.
“Artan Lame këtë herë foli me bythë (konotacionin negativ kësaj fjale ia ka dhënë komunizmi, sipas Lames, ndaj unë po e përdor në mënyrë gjenuine, pa u ndikuar nga komunistët e pa asnjë kompleks ashtu siç është: bythë!) Foli me bythë se po të fliste mbi arsyetime të mirëfillta historike do të duhet ta dinte se kriminalizimi i homoseksualizmit nuk na erdhi nga komunistët. Amendimi i parë i Kodit Penal për të kriminalizuar homoseksualizmin ndodhi në vitin 1925. Dmth, dy dekada para se komunistët të vinin në pushtet” – shkruan Pinderi në një komentin të shpërndarë për mediat përmes e-mailet.
Ky reagim erdhi pasi Artan Lame shkruan se “historitë me dylberë e çuna të bukur, janë të pafundme në folklorin tonë, por u spastruan pa gjurmë pas viteve ’50”.
“Historitë e Elbasanit e të Kavajës, edhe ato janë të pafundme në kujtesën tonë historike dhe folklorike, por u spastruan dhunshëm nga diktatura, duke u mbetur pas vetëm një kujtim i deformuar” – shkruan Lame.
Lame e mbyll shkrimin e tij duke theksuar se “unë sot rrezikoj të bëhem armik me të dyja palët. Edhe me LGBT-mbrojtësit, se po ju heq bukën e gojës, edhe me miletin se po ju them se bën vaki t’i kenë pasur gjyshërit e stërgjyshërit qejflinj”.
Ndërkohë që Pinderi i përmend raste konkrete të dhunës ndaj LGBT-ve.