• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Revolta e klasës punëtore i dha fundin odisesë së Britanisë në BE

by Java News
24/06/2016 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votat e kombinuara të Londrës dhe Skocisë nuk mjaftuan për të dalë mbi revoltën e klasës punëtore kundër elitave politike dhe BE-së.

Një katastrofë politike për kryeministrin e Britanisë David Cameron dhe një katastrofë edhe më e madhe për BE-në u shpalos pas orës 12:30 të të premtes në mëngjes – dy orë e gjysmë pasi u mbyll votimi në referendumin historik të zhvilluar nga Britania për daljen nga BE-ja.

Panelistë të mbledhur në studion e BBC-së në Londër shtangën kur erdhën rezultatet e para nga zona industriale verilindore e Anglisë – Njukasëlli dhe Sanderlendi, zemra e Partisë Laburiste.

Si një qytet i begatë universitar me një popullsi të madhe të re dhe të diplomuar, Njukasëlli pritej të votonte masivisht për qëndrimin në BE. Votimi në Sanderlend pritej të ndahej në mënyrë të barabartë.

Në vend të kësaj, rezultati ishte pothuajse saktësisht 50 me 50 në Njukasëll, ndërkohë që Sanderlendi votoi me një diferencë të jashtëzakonshëm për “Brexit”.

Vlera e funt ranë në minuta si tregtarët kapur domethënien sizmike të këtyre rezultateve, dhe të fërguara të shesë rezervat e valutës në Mbretërinë e Bashkuar. Lojë për Qëndroni u rrit, edhe para se votat në pjesën tjetër të vendit ishin të numëruara.

Vlera e paundit ra brenda pak minutash ndërsa tregtarët kapën domethënien e këtyre rezultateve dhe nxituan të shisnin stoqe të valutës së Mbretërisë së Bashkuar. Loja për qëndrimin në BE ishte rritur që para se të dilte rezultati i votimeve edhe në pjesën tjetër të vendit.

Më vonë të premten në mëngjes, pasi erdhi rezultati pro-BE-së nga Londra, kampi që donte dalje nga BE-ja u mblodh shkurtimisht.

Por votat e kombinuara të kryeqytetit – ku njerëzit kanë votuar 4: 1 për të qëndruar në BE – dhe ato të Skocisë, nuk ishin të mjaftueshme për të shuar atë që po rezultonte të ishte një rebelim provincial anglez – jo vetëm kundër BE-së, por edhe kundër autoriteteve politike në përgjithësi dhe Londrës.

Rezultati final, i cili ishte 52 për qind pro daljes dhe 48 për qind pro qëndrimit në BE, i dha fund gjithashtu edhe karrierës së David Cameron, i cili lajmëroi dorëheqjen e tij.

Kjo ishte gjithashtu një goditje shumë e madhe për anketuesit, të cilët – njësoj si në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar – u keqkuptuan.

Deri në mbylljen e qendrave të anketimit të enjten në orën 22:00, anketuesit kishin parashikuar një fitore të ngushtë, por bindëse për qëndrimin në BE.

Vrasja tronditëse e deputetes pro-qëndrimit në BE javën e kaluar nga një fanatik i çmendur i ekstremit të djathtë ishte një tjetër faktor që u shfaq për të penguar fushatën e Largimit dhe për të ndihmuar nismën e atyre që ishin pro-qëndrimit në BE.

Megjithatë, në fund, vrasja e Jo Cox, këshillat e kombinuara të udhëheqësve të tre partive kryesore politike, thirrjet e shumicës së liderëve të bizneseve, deklaratave plot pasion të shumë njerëzve të famshëm dhe yjeve të sportit dhe paralajmërimet dramatike nga ekonomistë ekspertë nuk arritën të ndikonin masën e votuesve.

Siç e tha edhe reporteri i Guardian, Matthew D’Ancona: “Ata i dëgjuan paralajmërimet, dëgjuan ekspertë të të gjitha llojeve t’u thoshin atyre se Brexit nënkupton katastrofë, panë kryeministrin ndërsa ai u kërkonte atyre të mos ndërmerrnin një  rrezik të tmerrshëm. Dhe përgjigja e tyre ishte: Mbushuni!”.

Për kryeministrin Cameron, është mëse e qartë se vendimi për të mbajtur një referendum mbi BE-në, me shpresën për t’i dhënë fund viteve të debateve mbi Europën, ishte një gabim fatal.

Cameron e mbajti votimin për të heshtur agjitatorët kundër BE-së brenda Partisë së tij Konservatore, për të konfirmuar lidershipin e tij dhe për të ribashkuar vendin rreth një programi “reformimi” të BE-së.

Në vend të kësaj, referendumi bëri të kundërtën, duke ndarë në dy pjesë si partinë qeverisëse ashtu edhe vendin.

Në Skoci, ka pasur parashikime të menjëhershme se votimi për daljen do t’i hapë rrugë një referendumi të ri për pavarësi – të cilin separatistët e zemëruar pro-BE-së kanë gjasa ta fitojnë.

Në Europë, impakti i votimit do të jetë afatgjatë dhe shkatërrues.

Ai mund të ushqejë ndjenja nacionaliste dhe separatiste në të gjithë kontinentin, të ngazëllejë ekstremin e djathtë dhe të alarmojë aleatët e Mbretërisë së Bashkuara në Europën Lindore, Skandinavi dhe Gjermani.

Për vendet që synojnë të hyjnë në BE, si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, rezultati i referendumit është gjithashtu një pengesë e madhe.

Të paktën për dy vitet në vazhdim, energjia e BE-së do të shpenzohet me diskutimet mbi kushtet e largimit të BE-së.

Vitet në vazhdim do të jenë një rrugë me shumë pengesa si për Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe për Europën./ BIRN/a.k

Next Post

Ngel në provimin e fundit, studentja e infermierisë pret damarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In