• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Revista franceze: Pse duhet t’i jepni një shans verërave shqiptare

by A R
24/01/2020 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista prestigjoze franceze ‘Paris Match’, në seksionin belg të saj, ka botuar së fundi një artikull për verërat shqiptare dhe potencialet e vreshtarisë në vendin tonë. Në shkrimin me titull ‘Pse duhet t’i jepni një shans verërave shqiptare’, tregohet tradita jonë e hershme në vreshtari dhe varietetet autoktone të rrushit si ‘Puls’, ‘Sheshi Bardhë’, ‘Vlosh’, ‘Kallmet’, ‘Debina’, ‘Shehi Zi’ etj.

Ushqim dhe gastronomi:

Kushte ideale klimaterike, të cilat përfitojnë nga një tokë e pasur ballkanike me varietete rrushi të vyera dhe të hershme në kohë… Po, Shqipëria është gjithashtu një vend i verërave. Një shëtitje e shkurtër në vresht.

Ishte një prej postimeve të kohëve të fundit në Instagram nga llogaria e @wineexplorers ç’ka na intrigoi. Jean-Baptiste Ancelot, themeluesi i saj, na flet nëpërmjet këtij postimi për varietetet e rrushit shqiptar, variete të cilat janë endemike në masën 75% në Rajonin e Ballkanit, si dhe mbi një udhëtim të realizuar kohëve të fundit në këtë vend plot surpriza dhe zbulime.

Sot, zbuloni Shqipërinë!

A E DINI SE? 75% e varieteteve të rrushit shqiptar janë varietete tipike për Rajonin e Ballkanit! Varietet  kallmet dhe shesh i zi për verën e kuqe, shesh i bardhë dhe puls për verën e bardhë janë ndër më emblematikët dhe në total përfaqësojnë më shumë se 50% të prodhimit kombëtar të vreshtarisë. Madje është më se e zakonshme të shohësh breshka të lezetshme duke ecur midis rreshtave të vreshtave!

Është e vërtetë që në vendin tonë, është ende e rrallë qe dikush prej nesh të hapë një shishe verë made in Albania. Nuk gjendet në supermarkete, restorantet shqiptare në Belgjikë , nuk janë gjithashtu të zakonshme për t’u ndeshur dhe shpesh nuk e ofrojnë në menutë e tyre. Ndryshe ndodh me morinë e markave kroate, boshnjake dhe serbe. Po e tillë është dhe prania e restoranteve greke. Kaq shumë shishe nga Ballkani, të cilat, me pasuri të larmishme, kanë mbërritur tek ne. Por, kjo mund të ndryshojë. Ju sjellim një seri arsyesh për të provuar përvojën e shijes nëse ju përshkoni rrugëtimin e një shisheje!

Një nga prodhuesit më të vjetër në Evropë

Kush kish dyshuar për këtë? Shqipëria mund të krenohet me gati tre mijëvjeçarë të vreshtarisë. Gjurmët më të hershme (800 vjet p.k.) vijnë nga Iliria, rajoni shqiptar i Shkodrës, në veri të vendit. Pas periudhës së komunizmit dhe ndalimit të prodhimit privat të verës; pas uljes së konsumit të alkoolit për shkak të islamizimit të rajonit, shqiptarët ju rikthyen sërish recetave të së shkuarës dhe gjesteve të traditës, në përpjekje për t’u ripozicionuar ne maja. Historia e vreshtarisë së këtij vendi nuk ishte një rrjedhë e gjatë dhe e qetë… deri në atë pikë sa ‘The Guardian’ po flet për një rilindje në ditët e sotme!

Variete tipike rrushi

Sheshi i Bardhë dhe Sheshi i zi, me origjinë nga fshati Shesh, janë ndër më emblematikët. Krahas tyre, kultivohet gjithashtu rrush i llojit Kallmet (rrush i kuq) dhe Vlosh (rrush i kuq dhe i roztë). Bëhet fjalë gjithashtu, në një masë më të vogël për Debinë dhe Vranac. Në total, keto varietete përfaqësojnë rreth 75% të prodhimit të larmishmërisë se verërave shqiptare.

Përveç këtyre, janë të pranishme gjithashtu edhe shumë varietete tradicionale të rrushit: Merlot, Cabernet, Pinot, Tokai… Kultivimi i vreshtarisë zhvillohet kryesisht të katër rajone

Sot në rang vendi nuk prodhohen më shumë se një milion shishe, çdo vit. Pjesa më e madhe e konsumit vendas ende mbështetet në importin masiv të verërave italiane.

Vreshta lehtësisht të arritshme

Shqipëria turistike është e njohur për brigjet e saj të mrekullueshme dhe klimën e përsosur të verës. Natyra: burimet, liqenet, malet … luajnë gjithashtu një rol shumë tërheqës. Por, nëse po planifikoni një udhëtim në vendin e flamurit me shqiponjë, synoni vizita në zona të larmishme: Kantina ‘Arbëri’, Kantina ‘Çobo’, Kantina ‘Kokomani’… Një përvojë unike dhe origjinale. Do të ndiheni të mirëpritur, pa asnjë dyshim, edhe sepse vera vendase dhe vreshtarët nuk mbështeten në reklama të tepruara dhe çmime të larta për prodhime kaq dinjitoze.

Artikulli i plotë në linkun https://parismatch.be/lifestyle/food/360686/pourquoi-il-faut-donner-une-chance-aux-vins-dalbanie

Next Post
Nga Odisea me qeleshe, te Sami Frashëri me dy emra, debati i së enjtes që nuk duhet humbur

Nga Odisea me qeleshe, te Sami Frashëri me dy emra, debati i së enjtes që nuk duhet humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In