• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Revista “AS” analizon kombëtaren: Bijtë e luftës në Europian

by Java News
21/06/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ecuria e djemve kuqezi në europian ka tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha sportive botërore dhe një e tillë është edhe e përditshmja madrilene “AS” i kushton një hapësirë të madhe Kombëtares Shqiptare. Në një shkrim analitik, kjo gazetë kthehet pas në kohë duke e cilësuar vitin 2011 si shumë të rëndësishëm për futbollin shqiptar pasi drejtimin e Kombëtares e mori një trajner me eksperiencë si Gianni De Biasi.

“Në atë kohë, Shqipëria renditej në vendin e 74 të klasifikimit të FIFA-s dhe kishte në përbërje lojtarë me cilësi modeste.

De Biasi nuk ndikoi vetëm në rritjen e skuadrës, por revolucionarizoi modelin e seleksionimit të lojtarëve. Bashkë me asistentët e tij udhëtoi drejt vendeve ku shumë vite më parë kishin emigruar shqiptarë duke u vënë në ndjekje të talenteve”, thekson “AS” që propozon edhe një intervistë të trajnerit italian, i cili deklaron se ka udhëtuar në mbi 70 vende për të bindur lojtarët t’i bashkoheshin projektit të tij.

“Ai arriti të kontaktonte me shumë shqiptarë të talentuar, veçanërisht në Zvicër.

Eksodi i viteve 90 nga Shqipëria dhe Kosova i zhvendosi shumë shqiptarë nëpër Europë dhe sot në Kombëtaren Shqiptare luajnë 12 djem të rritur në Zvicër”, shton më tej e përditshmja spanjolle.

Në fund, “AS” veçon një detaj shumë domethënës, faktin që De Biasi tashmë me pasaportë shqiptare, arrin të këndojë edhe himnin shqiptar.

“Ai dhe bijtë e luftës rreth dy dekada pas konfliktit të Kosovës e çuan Shqipërinë në Europian. Qeveria i shpërbleu me 1 milionë Euro. Tani vjen pjesa më e rëndësishme sepse futbolli duhet t’i shpërblejë”, mbyll shkrimin gazeta “AS”./ Shqip/a.k

Next Post

Shkodër/ Sekuestrohen 15.5 ha ullishte, toka ishte përfituar me dokumente false

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In