• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Reuters: Zvicerianët nisin armatosjen e popullsisë. Shifrat në vendet e BE-së

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e disa shteteve evropiane kanë shtuar kërkesat për marrjen e lejeve të armëve në mënyrë të ligjshme për vetëmbrojtje. Arsyet janë të ndryshme, por ajo vjen në mes të sulmeve terroriste, sulmeve nga njerëzit me probleme mendore dhe për shkak të thirrjeve të politikanëve të djathtë që të armatosen për mbrojtje nga emigrantët, shkruan albinfo.ch.

Të dhënat nuk janë të plota, nuk ka informata të krahasueshme në nivel evropian dhe raportet tregojnë vetëm statistikat e autoriteteve rajonale dhe nacionale, pasi shpesh përdorin kritere të ndryshme. Arsyet për blerjet e armëve janë edhe nga ata që angazhohen në sport dhe gjueti deri te kujdesi personal.

Kërkesat për armët janë në rritje në Zvicër, Austri dhe Republikën Çeke. Në Gjermani, ku policia tha se shumica e emigrantëve nuk kryejnë krime, nuk ekziston një proces i ngjashëm, por shitjet e armëve për mbrojtje janë rritur me gati 50%, shkruan Reuters.

“Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për rritjen e shitjeve të armëve, por në përgjithësi duket të jetë për shkak të sulmeve terroriste në Evropë”,- tha Hanspeter Kruezi, një zëdhënës i policisë në kantonin zviceran të St Gallen, ku një javë më parë ka pasur një sulm në një tren me një viktimë dhe të shtëna për motive të panjohura.

Ai i këshillon qytetarët të mos blejnë armë zjarri, sepse ata në mënyrë të konsiderueshme nuk e rrisin sigurinë e pronave të tyre, por do të krijojnë probleme me ruajtjen e sigurt dhe të përdorimit ligjor në rast konflikti. “Në realitet, njerëzit mund të përballen me situata ku ndiqen nga ligji”,- shtoi Kruezi.

Zvicerani, i cili kohët e fundit bleu armën e parë – një pistoletë dhe një armë gjahu, tha se ndjehet i pasigurt pas sulmeve dhe për shkak të krimeve dhe vjedhjeve. Ai akuzon njerëzit që mbërritën në vend nga Afrika e Veriut.

“Blerja e armëve për vetëmbrojtje nuk do t’ju shpëtojë nga një sulm terrorist. Megjithatë, këto sulme të japin ndjenjën e përgjithshme të kërcënimit, rrisin presionin në nivele të larta të krimit në mesin e emigrantëve nga Magrebi”, shpjegon njeriu 55-vjeçar nga qyteti afër Bernës, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Reuters thotë se është e vështirë të dëshmohet me statistika se në mesin e emigrantëve në Evropë ka krim më të lartë se sa nga popullata e përgjithshme.

Policia Federale në Gjermani tha se, në gjysmën e parë të vitit 2016 janë 69.000 raste të krimit apo tentativë krimi, por siguron një bazë për krahasim me numrin e përgjithshëm të krimeve.

Autoritetet në vendet evropiane nuk i kanë kërkuar popullsisë të riarmatoset për vetëmbrojtje. Presidenti çek, Milos Zeman, i njohur për retorikën e fundit ka prishë tabunë, duke thënë se “qytetarët duhet të jenë në gjendje që të armatosen për të reaguar kundër këtyre terroristëve”.

Këtë deklaratë e ka dhënë me rastin e të shtënave gjermane me origjinë iraniane në Mynih, e cila nuk është zbuluar si ekstremiste apo për motiv fetar.

Por, çekët tashmë janë të armatosur. Pas viteve të rënies së numrit të pronarëve të armëve të zjarrit në pesë muajt e parë të vitit 2016, numri i lejeve të lëshuara është rritur me gati 6000. Sot rreth 300.000 çekë kanë të drejtë të posedojnë ligjërisht armë.

Në Zvicër rritja ka filluar vitin e kaluar. Një e treta e 26 kantoneve iu përgjigjen një kërkese nga Reuters për të dhënë statistika dhe në secilën prej tyre ka një rritje të kërkesave, shumica e të cilave marrin miratim.

Askush nuk thotë se armët blihen pas sulmeve në Nisë dhe Mynih. Por efekti i përgjithshëm i këtyre ngjarjeve forcon ndjenjën e pasigurisë, shpjegon Daniel Wyss, president i Shoqatës zvicerane të tregtarëve të armëve.

Por, Mark Schneider në Qendrën për trajnim të vetëmbrojtjes në Cyrih, thotë se ai i këshillon klientët e tij për të instaluar një sistem alarmi, sepse ata janë më të efektshëm.

Zvicra është e njohur për dhjetëra-mijëra banorë të saj që mbajnë pushkë në shtëpitë e tyre, si pjesë e skemës për mbrojtjen nacionale, por qytetarët e kanë të ndaluar për të bartur publikisht armë të mbushura.

Kjo tezë se vendi mund të dështojë për të përmbushur funksionin deri në fund për të mbrojtur popullsinë, i është kushtuar Gjermanisë.

Ingo Majnhard, president i Shoqatës së shitësve dhe prodhuesve të armëve, tha se veçanërisht pas sulmeve në Këln, policia u kritikua ashpër për dështimin për të parandaluar dhe është rritur ndjeshëm kërkesa për armëmbajtje. Në qershor numri i pajisjeve të blera për vetëmbrojtje kërceu në terma vjetorë në 49% në mbi 402 mijë.

Për këtë mbrojtje nuk ka nevojë për leje, por zyrtarët paralajmërojnë se përdorimi i tyre mund të krijojë një problem me ligjin.

Në Austri erdhën qindar-mijëra emigrantë vitin e kaluar dhe këtu është rritur interesi në blerjen e armëve.

“Frika është motivi kryesor”, tha Robert Zigert, përfaqësues i tregtarëve në këtë sektor, në Odën Ekonomike të Austrisë.

Në përgjithësi, në Evropë ka më pak armë në mesin e popullatës. Sipas Small Arms Survey, organizatë në Shtetet e Bashkuara, ka mbi 100 armë zjarri për 100 njerëz. Kjo është dyfishi i të dhënave për Zvicrën dhe tri herë më shumë se ato të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Franca aplikon kontrolle të hollësishme për kandidatët që kërkojnë leje për armëmbajtje që mund të zgjasë më shumë se një vit. Aprovimi jepet për gjueti dhe sport, dhe aplikohen rregulla strikte, e ndoshta kjo shpjegon se pse nuk ka një rritje drastike të numrit të mbajtësve në krahasim me vitin 2015.

Një rritje prej 49% është regjistruar në qershor për lejet për armët e vetëmbrojtjes në Gjermani, në 402.301.

Një rritje prej 11% tregojnë statistikat në muajin shtator për armë zjarri në Austri; 13.2% është rritja në provincën e Steiermark, që ishte pika e hyrjes për emigrantët në shkurt.

Janë regjistruar 5944 më shumë pronarë të armëve të zjarrit në Republikën Çeke për 5 muajt e parë: numri i përgjithshëm është 297.966.

Next Post
Skandal nga Celina, grindet me të dashurën dhe përfundon në polic

Skandal nga Celina, grindet me të dashurën dhe përfundon në polic

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In