• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reuters: ‘Varreza’ shqiptare e MiG-ëve, tani do të jetë bazë ajrore të NATO-s!

by Java News
13/10/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shumë kohë varrezë e forcave të saj të fuqishme ajrore, baza e Kuçovës në Shqipëri është vendosur të bëhet një stacion i NATO-s, duke iu sjellë kënaqësi ish-pilotëve që dëshirojnë të dëgjojnë përsëri motorët që ulërasin. Kështu shkruan sot Reuters në një shkrim për aeroportin e Kuçovës që do të bëhet bazë e NATO-s.

“Shqipëria i uli përfundimisht 224 MiG-ët e saj sovjetike dhe kinezë në vitin 2005 dhe që prej vitit 2009 fqinjët e NATO-s, Greqia dhe Italia, monitorojnë hapësirën e saj ajrore. Kjo solli një rënie të ekonomisë përreth Kuçovës, që dikur quhej ‘Qyteti i Stalinit’ gjatë epokës komuniste”, shkruan më tej Reuters. “Kjo bazë është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor pasi do të transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s për këtë rajon”, thotë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për “Reuters”.
“NATO-ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra”, tha Xhaçka.

Shqipëria mendon se e ka fituar një transformim të tillë në këtë bazë për ndihmën që ka dhënë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kontributet në misionet paqeruajtëse të NATO-s përreth botës, shkruan Reuters. “Rajoni, si i tërë ka hyrë në një proces të integrimit Euro-Atlantik,” shtoi Xhaçka. Lajmet për një bazë të NATO-s kanë rritur shpresat në Kuçovë.

Civilët e shohin projektin e bazës si një nxitje ekonomike për një zonë të rrënuar nga emigrimi dhe papunësia. Gjenerata e fundit e pilotëve të trajnuar, tani në të pesëdhjetat, janë të etur të dëgjojnë zhurmën e motorëve përsëri, ndërsa më të rinjtë në këtë zonë largohen nga puna për shkak të rrogave të tyre të ulëta.

Avionët MIG në bazën e Kuçovës
Delet kullosin në shkurret mes korsive të uljes dhe pistës. Rreth 88 MiG qëndrojnë me gomat e shfryra pranë tre hangarëve nëntokësorë, ndërsa zogjtë këndojnë sipër tyre. Pista, e konceptuar nga inxhinierët sovjetikë e cila ruante dinamit nën të për ta hedhur në erë nëse do të duhej për të mos rënë në duart e armikut dhe që ishte ndërtuar nga të burgosurit politikë në vitet 1950, ka kushte të mira moti gjatë gjithë vitit.

“Një bazë e NATO-s do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe investitorët e huaj do të kenë më shumë besim në Shqipëri. Do të jetë gjithashtu diçka e mirë për punësim në rajon”, tha komandanti i forcave ajrore, 68-vjeçari në pension, Klement Alikaj.

 

Next Post
Mbërrin vjeshta, të martën temperaturat bien me 10 gradë

Parashikimi i motit për sot, a duhet t'i prishni planet e fundjavës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

March 5, 2026
‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

‘O ushtar i bandave’, Balla debat me Bardhin për Ballukun: Më 12 mars do jetë gati raporti ynë

March 5, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In