• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reuters/ Turqia kërkon arrestimin e gazetarit kosovar Berat Buzhala, reagojnë gazetarët

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada turke në Prishtinë raportohet t’i ketë kërkuar qeverisë së Kosovës ndëshkimin me burg të gazetarit nga Kosova, Berat Buzhala për shkak të komenteve thumbuese të bëra në rrjetin social, Facebook.

Agjencia Reuters raporton se e ka parë kërkesën e Ambasadës turke dërguar ministrisë së jashtme të Kosovës, krahas edhe komenteve të Buzhalës në ‘Facebook”.

Buzhala sipas këtij artikulli të Reuters, më 15 korrik derisa vinin lajme për përpjekjet për grusht shtet në Turqi ka ironizuar duke thënë se “iu bëj ftesë qytetarëve të Republikës së Kosovës që janë me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

“Turqia është përkrahës i madh i Kosovës…kompanitë e saj udhëheqin aeroportin e vetëm, distributorin elektrik ndërsa po ndërtojnë edhe dy autostrada që kanë vlerë 2 miliardë dollarë”, shkruan Reuters.

Ambasada turke e ka kërkuar ndëshkimin e gazetarit kosovar që është edhe udhëheqës i një prej mediumeve të Kosovës përmes një ligji të ri që ndëshkon qytetarët e Kosovës që marrin pjesë në konflikte të huaja.

“Në kërkesën e ambasadës gjithashtu thuhet se ligji në fjalë thotë që komentet nga njerëz siç janë Buzhala ‘duhet të ndëshkohen me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet”, shkruan Reuters.

Gazetari nga Kosova ka thënë se ai nuk është informuar për kërkesën, porse kjo sipas tij e dëshmon “arrogancën e qeverisë turke ndaj vendeve të vogla si Kosova, duke dashur që pas nënshtrimit ekonomik, ta nënshtroj edhe politikisht”.

Reagojnë gazetarët: Kërkesa e Ambasadës Turke për Buzhalën, akt skandaloz

Pas lajmit të publikuar nga agjencia Britanike Reuters se më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmerr veprim për komentet e gazetarëve, duke cituar dhe analistin e njohur Berat Buzhalan kanë reaguar menjëherë gazetarë dhe analistë të njohur në vend. shkruan Exprerss.

Duke e vlerësuar si një veprim skandaloz Kryeredaktorja e gazetës Zeri Arbana Xharra ka shkruar në Facebook: ” Kjo jo vetëm qe kalon krejt normat e përcaktuara diplomatike te funksionimit te një ambasade…kjo eshte norma e autokracise qe provon me implementu zyra e diktatorit Erdogan ne shtetin qe e konsideron vilajet te vetin.”

Ndërsa Redaktori i Gazetës Fjala Zekirija Shabani në një prononcim për Express tha “Kërkesa e Qeverisë turke për burgosjen e gazetarëve në Kosovë është absurde dhe shembulli më i keq i demokracisë së programuar nga presidenti Erdogan. Do të ishte edhe më skandaloze, nëse institucionet tona, në emër të “vëllazërisë” së ndërsjellë, të shprehur deri më tani, të zbatonin një urdhër nga “vëllau” në Ankara. Mbytja e demokracisë fillon me kufizimin e lirisë së shprehjes, e cila ka kohë që ndodhë në Turqi, por nuk guxon të përcillet edhe në Kosovë.”

Shabani më tej në fjalën e tij theksoi që gazetarë të shumtë janë persekutuar e burgosur dhe shumë medie janë mbyllur me kërkesë të presidentit Erdogan, në emër të demokracisë e në dëm të qytetarisë e lirive themelore të njeriut në Turqi. Ai i bëri thirrje dhe Qeverisë së Kosovës se duhet të punojë që të përmirësojë lirinë e medias në vend dhe të mos marrë urdhra nga askush për persekutimin e gazetarëve.  Shabani në fund të fjalës nënvizoi që në Kosovë gazetarët punojnë në kushte të rënda dhe në kërcënime të vazhdueshme nga biznesi e politika

ma.me

Next Post

Veliaj: “Banesat sociale, përfitojnë 177 familje në nevojë, së shpejti të tjera”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In