• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Reuters: Shkëmbimi i territoreve Kosovë- Serbi, ide që ndan Ballkanin

by Java News
07/09/2018 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit në Serbi, do të fillojë të jetojë ëndrrën e gjatë, nëse Serbia pajtohet që të shkëmbejë një pjesë të territorit të saj me fqinjin Kosovën, nis artikulli i sotëm në Reuters.Marrëveshja do të bënte që qyteti i Kamberit, dhe dy qytetet e tjera në Serbi, Medvegja dhe Presheva, t’i bashkohen Kosovës, diçka për të cilën kishte votuar më 1992 regjionit i dominuar nga shqiptarët, transmeton Koha.net.“Të gjithë shqiptarët ëndërrojnë që kjo të ndodhë një ditë”, thotë Kamberi. “Nuk ishte asnjëherë kaq afër”.

Në shkëmbim, Serbia do të merrte veriun e Kosovës e populluar nga serbët, shkruan Reuters. Liderët e të dyja vende do të takohen të premten në Bruksel, dhe pritet që ata të diskutojnë shkëmbimin e territoreve, i propozuar për herë të parë zyrtarisht.

Ideja së pari ishte lansuar nga zyrtarët e Serbisë, në mesin e tyre nga ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtëm. Pastaj presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e çoi më lartë këtë çështje, dhe tha se do ta diskutonte këtë çështje në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Koha.net.

Por, ky propozim ka ndarë Bashkimin Evropian, shkruan Reuters. Takimi i së premtes do të drejtohet nga Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, që nuk e ka hedhur poshtë këtë ide. Por, zyrtarët gjerman kanë thënë se një gjë e tillë do të hapte plagët e vjetra në rajon, ende të dëmtuara nga konfliktet etnike të viteve të 90-ta.

“Në rajonin e Ballkanit, propozuesit thonë se shkëmbimi i tillë do të ndihmonte në zgjidhjen konflikteve ndërmjet dy vendeve, pothuajse 20 vjet pas fushatës së bombardimeve të NATO-së, që ndihmoi në përfundimin e luftës së Serbisë ndaj kryengritësve në Kosovë, në atë kohë pjesë e territorit të saj”, shkruan Reuters.

“Sigurisht, se do ta shqyrtojmë atë me kujdes”, ka thënë një zyrtar i BE-së që nuk dëshiroi të emërohej. “Nuk duam të mbështesim diçka që mund të jetë jofunksionale apo që do të mbillte fara të konflikteve të tjera në të ardhmen. Por, nuk është se ne do ta hidhnim poshtë nëse të dyja palët duan të bëjnë një marrëveshje të fortë”. (b.an)

Next Post
“Më thanë të mendohesha mirë, ndoqa zemrën”, mesazhi i fortë i këtij çifti të veçantë

"Më thanë të mendohesha mirë, ndoqa zemrën", mesazhi i fortë i këtij çifti të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In