• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reuters, reportazh për Piramidën e Tiranës

by A M
25/08/2023 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda nje harku prej disa ditësh, Shqipëria ka tërhequr sërish vëmendjen e Agjencisë ndërkombëtare të Lajmeve Reuters. Në qendër të interesit është sërish turizmi, që këtë vit po përjeton një bum të vërtetë.  Por në fokus të reuters kësaj here nuk janë plazhet me ujë të kristalt dhe as pejsazhet mahnitëse që ofron natyra shqiptare, por trashëgimia e hidhur komuniste e cila gjithashtu vijon të jetë mjaft tërheqëse për të huaj.

Dhe padyshim kur flitet për komunizmin, piramida apo ish-muzeu i diktatorit Enver Hoxha përbën objektin më interesant dhe nga më të vizituarit nga turistët.

“Po shoh që në Tiranë  ka shumë ndërtesa të vjetra që i përkasin kohës së regjimit komunist, por ka edhe shumë ndërtesa të reja dhe mjaft interesante. Me të vërtetë, jam shumë e  befasuar. Më pëlqen ky qytet do t’u tregoj miqve të mi për këtë vend.”

Leon Cika, ish-fotograf i muzeut tregon për “Reuters” sesi ndërtesa e projektuar nga arkitektë të njohur të kohës si simbol i forcës së regjimit komunist u kthye edhe në simbol të rënies së tij.

“Një zyrtar i lartë komunist m’u afrua dhe më tha: “Sot është dita e fundit për të bërë çdo porosi për blerjet e nevojshme derisa të përfundojë muzeu, pasi nuk do të kemi fonde për shpenzime shtesë; arka e shtetit është bosh”. Në atë moment kuptova se ky muze shënoi kapitullin e fundit të komunizmit dhe siç doli, jo shumë kohë pas përfundimit të muzeut, komunizmi ra.”

E stolisur dikur me foto dhe sende personale të ish-diktatorit komunist, struktura 21 metra e lartë i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë për t’u kthyer në qendrën më të madhe të teknologjisë dhe programimit në rajon.

“Ishte një arkitekturë ndryshe nga të tjerat. Duke dalë nga kapja e një regjimi totalitar, ajo kishte vlera të brendshme përtej kësaj. Megjithatë, nga ana tjetër, qëllimi fillestar ishte krijimi i një muzeu ose mauzoleu. Kjo i shtyu njerëzit të bërtisnin për heqja e simbolit të vetëm të mbetur nga periudha  e komunizmit”.

E ndërsa bëhet gati të presë këtë vjeshtë nxënësit e parë që do të mësojnë në teknologji, piramida është kthyer në një magnet për vizitorët, të cilët shfaqin interes jo vetëm për historinë që ajo përcjell, por edhe për arkitekturën e veccantë, të frymëzuar nga piramidat e Egjiptit.

Piramida përfundoi në vitin 1988 dhe pas rënies së regjimit është përdorur si qendër kulturore, ambiente televizive, lokale dhe si një platformë rëshqitëse për fëmijë.

/a.d

Next Post
Vjosa Osmani: Presim që Ukraina të marrë vendimin e guximshëm për të njohur Kosovën

Vjosa Osmani: Presim që Ukraina të marrë vendimin e guximshëm për të njohur Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In