Çmimet e naftës u rritën edhe këtë të mërkurë, nxitur nga ndërprerja e eksporteve të naftës së papërpunuar ruse dhe kazake përmes tubacionit CPC.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 3,13 dollarë, ose 2,7%, në 118,61 dollarë për fuçi. Çmimet ishin më parë në nivelin prej 114,45 dollarë.
Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) u rrit me 2,69 dollarë, ose 2,5%, në 111,96 dollarë për fuçi. Çmimi më parë kishte rënë në një nivel më të ulët prej 108,38 dollarë.
/b.h