• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reuters bën reportazh në fshatin e “shqiptarit më të urryer në SHBA”, Martin Shkreli

by Java News
26/07/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I cilësuar si “personi më i urryer në Amerikë” nga mediat amerikane, sipërmarrësi farmaceutik. Martin Shkreli, i ka sjell edhe krenari edhe turp fshatit të tij të lindjen në Shqipëri prej nga e ka marr edhe mbiemrin.

Ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së barnave, 34-vjeçari Shkreli, dikur thoshte se është shqiptari më i suksesshëm në botë.

Por banorët lokalë në fshatin malor të Shkrelit prej nga edhe vjen, kanë mendime të ndara për “farmacistin”, i cili akuzohet për rritjen e çmimit të një bari shpëtues jetësh për 5 mijë për qind dhe tani është në gjykim për mashtrim në Neë York, raporton Reuters.

“Dëgjuam se kishte zbuluar një kurë për kancerin dhe u gëzuam tej mase se një bashkëfshatar yni ia ka dalë të jetë kaq shkencëtar i madh”, thotë Pjerin Ivanaj, 54 vjeç, punonjës në sigurimet sociale, i cili nuk e dinte se Shkreli e kishte blerë barin anti-infektues që shpesh përdoret për pacientët me HIV/AIDS, transmeton Koha.net.

“Por u ndiem shumë keq kur mësuam përmes internetit dhe radios se ai e kishte rritur çmimin e atij bari aq shumë”.Shkreli kishte zemëruar tej mase pacientët në SHBA kur e kishte rritur çmimin e barit “Daraprim”, nga 13.50 dollarë sa ishte më 2015, në 750 dollarë për një kapsulë.

Ai është duke u gjykuar jo për rritjen e çmimit por për mashtrimin e investitorëve derisa menaxhonte dy fonde dhe një kompani barnash Retrophin mes viteve 2009 dhe 2014.

Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, nuk pranoi të fliste.

Shembull për shqiptarët tjerë

Në shumë mënyra, Shkreli është shembull për më shumë se gjysmën e 3 milionë shqiptarëve të Shqipërisë të cilët, sipas sondazheve, do të donin të dilnin jashtë vendit për një jetë më të mirë.

“Ai nuk është njeri i zakonshëm. Gazetat nuk do të shkruanin për një njeri të zakonshëm. Ai është i rëndësishëm në botën e biznesit. Kongresi Amerikan ka bërë marrëveshje me të. Edhe gjykatat janë marrë me të”, thotë Fran Shkreli, 66 vjeç, i cili nuk është i familjes së Shkrelit.

“Ai duket të jetë njeri i suksesshëm dhe mua s’më vjen turp prej tij”.Shumë prej tyre nuk ishin të njoftuar se Shkreli kishte thënë se financiarisht është më i suksesshëm sesa shqiptarja Nënë Tereza, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e kanonizuar nga Kisha Katolike si shenjtore – koment që kishte nxitur përplasje të ashpra në mediat sociale, transmeton Koha.net.

Kur u pyet se çfarë mendonte për krahasimin, Fran Shkreli tha: “Është keq në kokë”.Në kafiterinë lokale në Dedaj, qendra administrative e Shkrelit, pronari Nikolin Sterkaj mbrojti Shkrelin derisa po i shërbente konsumatorët me birrë malazeze.“Jemi në kapitalizëm. Ka pasur të drejtë për gjithçka që bëri me çmimin e produktit të tij në treg”, thotë Sterkaj, i cili ka punuar për më shumë se një dekadë në Itali para se të hapte kafiterinë e tij.

Gjovalin Rakaj, një punëtor komune që thotë se gruaja e tij është e afërt e Shkrelit, tha se njerëzit janë dëshpëruar kur kanë dëgjuar për rritjen e çmimit të barit. “Si shqiptarë ndiejmë se njerëzit duhen ndihmuar”, thotë ai.Disa në fshat e kujtojnë familjen Shkreli, duke thënë se ata ishin zhvendosur në Mal të Zi shumë vite më parë ndërsa në SHBA në mesin e viteve të ’60-ta, transmeton Koha.net

.Shtëpitë e tyre tashmë nuk ekzistojnë fare dhe vetëm një prej axhallarëve ka ardhur t’i vizitojë. Martin Shkreli është lindur dhe rritur në Brooklyn, ku kanë përfunduar edhe migrantë tjerë nga Shkreli.

Sot fshatarët e tij thonë se mezi ia dalin të mbijetojnë duke kultivuar livando dhe duhan, si dhe duke rritur bagëti. Paraja nga migrantët në Itali dhe Greqi ka rënë për shkak të problemeve ekonomike në këto vende.

Ata ankohen edhe për infrastrukturën, duke thënë se zona po bëhet e zymtë pasi paratë e ndara për ndërtimin e ujësjellësit janë vjedhur.“Njerëzit janë larguar sepse është vendi më i pabanuar në tokë dhe askush s’ka bërë gjë në këtë zonë për 25 vjet”, ka thënë Ejell Kapllaj, 55 vjeç. (b.an)

Next Post
Borsh/ Konflikt masiv me thika mes të rinjsh, vritet 31-vjeçari, 3 të plagosur

Borsh/ Konflikt masiv me thika mes të rinjsh, vritet 31-vjeçari, 3 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij ‘non-grata’: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
krishtlindje

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com