• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

by Java News
05/05/2024 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët, të organizuar politikisht në institucione, dhe të edukuar në traditën shekullore të miqësisë me fqinjët, burimin e mirëqenies së tyre e masin pikërisht me forcën rezistuese që kanë ndaj provokimeve që vijnë nga stili putinian i fushatës parazgjedhore. As Mickoski as aletatë e tij të haputr dhe të fsheshur, nuk do të mund ta ndryshojnë ADN-në civilizuese të shqiptarëve, e cila shumë qartë e tregon rrrugën nga duhet të ecë Maqedonia e Veriut, ku në vend të kambanave shurdhuese të Kremlinit do të trokasin akrepat evropiane të BE-së, me një garancë sigurie të NATO-s dhe SHBA-ve.  

Nga Prof. Dr. Skender ASANI

Nga zgjedhjet parlmentare dhe ato presidenciale, na ndajnë edhe disa orë, kurse në skenën e këtushme politike po luhet një teatër “tragjikomik”, me të vetmin qëllim që proceset e reja, me ndryshime dhe me perspektivë evropiane të ngulfaten. Aktorët e kësaj loje, të mbledhur rreth disa koalicioneve të dyshimta dhe të çuditshme brenda dhe jashtë vendit, ka kohë që janë bërë gati të nxjerrin në pah rrugëtreguesit se nga duhet të lëvizë në të ardhmen Maqedonia e Veriut. Sepse atyre nuk iu intereson fryma e ndryshimeve evropiane, e cila do ta shkëpuste njëherë e përgjithmonë Maqedoninë e Veriut nga përqafimi i ftohtë rus. Atyre, përkundrazi, iu intereson të mbajnë peng proceset, t’i vonojnë ato dhe mundësisht të shkaktojnë ndonjë krizë e cila do të përdorej si alibi për sabotimin e proceseve euro-integruese.

Në retorikën parazgjedhore të VMRO-së dhe liderit të saj Mickoski është intensifikuar gjuha e shantazhit dhe mosdurimit ndëretnik. Duke e braktisur traditën e mirë të bashkëpunimit me popujt tjerë ballkanik, përfshi edhe shqiptarët, VMRO-ja e tanishme parapëlqen më tepër të duket një brigadiere vullnetare e veshur me uniformën e Putinit, e cila do të ishte e gatshme të përdor të gjitha mjetet për të penguar rrugëtimin euro-atlantik të vendit.

Regjisorët e kësaj atmosfere parazgjedhore janë munduar që të krijojnë situata me prapavijë të qartë ku qëllimi final nuk është artikulimi politik i temave për një prospertitet të përgjithshëm të vendit, por nxitja e radikalizimit të shqiptarëve përmes retorikës nacionaliste të VMRO-së dhe estabilishmentit saj.

Çuditërisht, një parti politike që proklamohet si gardiane e interesave nacionale maqedonase, me aq lehtësi  bëhet trampolinë e tendencave bosnjizuese të Ballkanit, duke iu fry erërave të këqija të post-Dejtonit, ku Beogradi, me ndihmën e Moskës, do të ishin kumbarët më fatlum të këtij procesi destabilizues. Viktimë e këtyre tendencave mund të bie edhe Kosova, sidomos pas paralajmërimeve të Beogradit për një radikalizim të gjendjes në veri të vendit.
Futja e narrativës nacionaliste në retorikën parazgjedhore, e bën VMRO-në një instrument të dyshimt të lojërave oborrtare të Kremlinit, sepse vetëm duke e provokuar gjendjen, ata shpresojnë se situata do të delë nga kontrolli, shqiptarët gjoja do të rebelohen dhe në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do të humb hapin e nisur në procesin e përafrimit me BE-në.

Veshja e retorikës nacionaliste të VMRO-së me pëlhurën e tejdukshme të putinizmit, do të duhej të jetë shenjë alarmi për gjithë kapacitetet demokratike në shoqërinë e këtushme, duke treguar një sens të lartë përgjegjësie dhe reflektimi në një moment shumë vendimtar në të cilin ndodhet vendi, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk do të duhej të qëndrojë duarkryq ndaj këtij putinizmi që po shpërfaqet në segmentet e caktuara të nacionalizmit maqedonas.
Në asnjë mënyrë dhe me asnjë çmim nuk guxojmë të braktisim kursin euro-atlantik në rrugëtimin tonë drejt vlerave perendimore, sepse çdo diversion mbi këto vlera, nënkupton prishje të balancave gjeopolitike, një synim ky i kahmotshëm i Kremlinit përmes satelitëve të tij në Beograd. Në kurrfarë mënyrë tjetër nuk do të mund të legjitimoheshin tendencat destabilizuese në Ballkan, prandaj na duket e çuditshme që një parti politike si VMRO, me kërkesat e saj për revidimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës, të jetë kaq bashkërenduese në inskenimet e tilla dezitengruese ballkanike.

Maqedonia e Veriut nuk është një ishull i vetmuar në Ballkanin Perendimor ku valët e trazuara brenda nuk do të preknin edhe brigjet e stabilitetit rajonal. Përkundrazi, një vend me përbërje shumëetnike e shumëfetare, është gjithmonë test i qëndrueshmërisë për gjithë rajonin, sidomos kur kjo qëndrueshmëri varet nga kohezioni ndëretnik brenda Maqedonisë së Veriut.
Shqiptarët, të organizuar politikisht në institucione, dhe të edukuar në traditën shekullore të miqësisë me fqinjët, burimin e mirëqenies së tyre e masin pikërisht me forcën rezistuese që kanë ata ndaj provokimeve që vijnë nga stili putinian i fushatës parazgjedhore. As Mickoski as aletatë e tij të hapur dhe të fsheshur, nuk do të mund ta ndryshojnë ADN-në civilizuese të shqiptarëve, e cila shumë qartë e tregon rrrugën nga duhet të ecë Maqedonia e Veriut dhe i gjithë rajoni, ku në vend të kambanve shurdhuese të Kremlinit do të trokasin akrepat evropiane të BE-së, me një garancë sigurie të NATO-s dhe SHBA-ve.

Shkup, 05. 05. 2024

 

Next Post
Aksident i rëndë në Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Lezhë-Shëngjin, makinat përplasen kokë më kokë, dy të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com