Varrezat katolike të Rrmajt në Shkodër, të shpallura monument kulture, janë banesa e fundit ku prehen eshtrat e shumë korifejve të artit shqiptar, politikës dhe fushave të tjera të periudhës së Rilindjes e në vazhdim. Dy prej varreve monumentale, i Kolë Idromenos dhe dinastisë Marubi, do t’i nënshtrohen restaurimit.
PETRIT BILALI
SPECIALIST DRTK SHKODER
“E vetmja mënyrë që ne ta ruajmë është projekti që kemi aktualisht dhe mirëmbajtja e herëpashershme”
Pastrimi, konsolidimi, rimodelimi dhe plotësimi i elementeve dekorative që mungojnë janë disa nga ndërhyrjet që do të kryhen.
PETRIT BILALI
SPECIALIST DRTK SHKODER
“Projekti do të kalojë në disa faza: do të bëhet pastrimi total i varreve, mbushja e plasaritjeve, zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara”.
Dy ndërhyrje janë kryer më herët në këto varreza, por që kanë rezultuar jashtë standardeve profesionale e teknike të kërkuara për të tilla objekte të trashëgimisë.
/f.s