• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Respektimi i të drejtës së informimit në 61 bashkitë e reja, 72 % notë jo-kaluese

by A R
03/05/2016 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i ri “Për të Drejtën e Informimit” nuk gjeti zbatim të menjëhershëm në nivel të qeverisjes vendore per shkak te RAT. Ai ishte i kondicionuar objektivisht të fillonte pas bërjes efektive të ndarjes së re admisnitrativo-territoriale, praktikisht pas Zgjedhjeve Vendore te 21 Qershorit 2015. Konstituimi i organeve të reja vendore përfundoi në Korrik-Shtator 2015, ose rreth një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për të Drejtën e Informimit”. Me konsituimin e organeve drejtuese në Bashki, ri-filloi edhe ecja e afateve per caktimin e koordinatorëve të të drejtës së informimit dhe adoptimin e programeve institucionale të transparencës.

Nese per institucionet e tjera afati ligjor per marrjen e masave per implementimin e LDI skadonte ne 3 maj 2015, per bashkite e reja te krijuara, me analogji, ai skadon në datë 3 maj 2016, pra sot.

Sot, Në datë 3 maj mbushen 4 muaj nga hyrja në fuqi edhe e ligjit te ri organic “Per veteqeverisjen vendore, i cili referon posacerisht LDI per pembushjen transparences ne te gjitha bashkite e krijuara, ku pubikimi i vendimeve eshte nder funksionet  me te rendesishme.

Data 3 maj 2016 përkon edhe me ditën ndërkombëtare të Medias (lirisë së shprehjes) e drejtë e cila mundësohet substancialisht edhe nga mekanizmi i të drejtës për informim.

Ky vit përkon edhe me 250 vjetorin e ligjit të parë te te drejtes per informim (anti-censure), miratuar në Suedi në vitin1766 (Freedom of the Press Act ).

  1. Mbi monitorimin e realizuar nga INFOCIP dhe qasjen metodologjike

Objekt vlerësimi në kuadër të këtij studimi kombetar janë 5 komponentë thelbësore që përbëjnë kusht (njerezor & infrastrukturor) për implementimin e ligjit 119/2014 në nivel vendor:

  1. prania/pasja e faqeve zyrtare të internetit (2 pike)
  2. publikimi i programeve të transparencës (3 pike)
  • publikimi i Regjistrit të Kërkesave (1 pike)
  1. caktimi i Kordinatorit te DPI dhe afishimi i kontakteve të tij (2 pike)
  2. publikimi i vendimeve të këshillave bashkiakë (2 pike)

Rezultatet e vleresimit:

  1. Nga vleresimi i realizuar nga INFOCIP rezultoi se nga 61 bashki të krijuara nga RAT vetëm 24 prej tyre kanë faqe zyrtare interneti.
  2. Një vit pas skadimit të afatit që catonte ligji 119/2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe nje vit pas RAT, vetëm 9 bashki kanë adoptuar Programet e Transparencës
  3. Nga vlerësimi rezultoi se vetëm 6 bashki kanë tashme të publikuar një regjistër të tillë, konkretisht Himara, Kavaja, Lezhe, Vlora ,Vora dhe Shkodra. Harta
  4. Ligji 119/2014 i cakton bashkive detyrimin për caktimin e koordinatorëve të Informimit. Nga të dhënat rezultoi se deri në 30 prill 2016 ishin janë caktuar në këtë funksion 41 persona.Ende 20 bashki nuk e kanë përmbushur akoma detyrimin ligjor.
  5. Nga 61 bashki gjithsej, vetëm 14 prej tyre kanë vendime te publikuar. Këto bashki janë: Shkoder, Durres, Korce, Vlore, Fier, Lushnje, Berat, Gramsh, Skrapar, Divjake, Permet, Lezhe, Kruje, Kucove. Me perjashtim te Shkodres dhe Lezhes, pjesa tjetre jane te asistuar nga INFOCIP per të përmbushur këtë detyrim ligjor duke iu vënë në dispozicion platformën kombëtare VENDIME.AL

Për të lehtësuar kuptimin, INFOCIP ka krijuar një sistem pikëzimi nga 1 deri në 10 dhe ka listuar (ranking) 61 bashkitë sipas pikeve të grumbulluar. Ky pikezim vlen vetem per masat e marra nga bashkite per respektimin e kerkesave eksplicite qe ligji 119/2014 “Per te Drejten e Informimit” ju ngarkon drejtpersedrejti atyre.

Tabela vleresuese me pike per 61 bashkite per 5 komponentet e zbatimit te ligjit 119/2014

      Bashkia

 

Website P Transparence Regjister Koordinator Vendime Pike
Matrica e Pikezimit

 

2 3 1 2 2 Totali max. 10
Lezhe 2 3 1 2 2 10
Vlorė, 2 3 1 2 2 10
Shkoder 2 3 1 2 2 10
Kavaje 2 3 1 2 0 8
Vore 2 3 1 2   8
Kukes 2 3 0 2 0 7
Elbasan 2 3 0 2 0 7
Mat 2 3 0 2 0 7
Durres 2 0 0 2 2 6
Fier 2 0 0 2 2 6
Korce 2 0 0 2 2 6
Kucove 2 0 0 2 2 6
Lushnje 2 0 0 2 2 6
Skrapar 2 0 0 2 2 6
Kruje 2 0 0 2 2 6
Berat 2 0 0 2 2 6
Himara 2 3 1 0 0 6
Diber 2 0 0 2 0 4
Fush-Arrez 2 0 0 2 0 4
Tirane 2 0 0 2 0 4
Sarande 2 0 0 2 0 4
U. Vajgurore 0 0 0 2 1 3
Divjake 0 0 0 2 0 2
Polican 0 0 0 2 0 2
Gramsh 0 0 0 0 2 2
Vau-Dejės 0 0 0 2 0 2
Belsh 0 0 0 2 0 2
Bulqiz 0 0 0 2 0 2
Cerrik 0 0 0 2 0 2
Delvine 0 0 0 2 0 2
Gjirokaster 2 0 0 0 0 2
Kamez 2 0 0 0 0 2
Klos 0 0 0 2 0 2
Konispol 0 0 0 2 0 2
Librazhd 0 0 0 2 0 2
Tepelen 0 0 0 2 0 2
Mallakaster 0 0 0 2 0 2
Memaliaj 0 0 0 2 0 2
Mirdite 2 0 0 0 0 2
Patos 0 0 0 2 0 2
Peqin 0 0 0 2 0 2
Permet 0 0 0 2 0 2
Pogradec 0 0 0 2 0 2
Puke 2 0 0 0 0 2
Pustec 0 0 0 2 0 2
Roskovec 0 0 0 2 0 2
Shijak 0 0 0 2 0 2
Kurbin 0 0 0 0 0 0
Maliq 0 0 0 0 0 0
Devoll 0 0 0 0 0 0
Dropull 0 0 0 0 0 0
Finiq 0 0 0 0 0 0
Has 0 0 0 0 0 0
Kelcyr 0 0 0 0 0 0
Kolonje 0 0 0 0 0 0
Libohove 0 0 0 0 0 0
M. e Madhe 0 0 0 0 0 0
Prrenjas 0 0 0 0 0 0
Rrogozhin 0 0 0 0 0 0
Selenice 0 0 0 0 0 0
Tropoje 0 0 0 0 0 0
Devoll 0 0 0 0 0 0

 

Paraqitja grafike e bashkive me “note kaluese/mbi 4”  vs. “Notë jo-kaluese / 4 e poshte”/a.m.

Next Post

Miratohet heqja e ekskluzivitetit të fluturimeve në Rinas, të enjten në seancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In