• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Resmiu e ka përdhunuar edhe herë të tjera 15-vjeçaren, ajo i ka prindërit të sëmurë”

by A R
29/07/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në qytetin e Beratit, ku një 15-vjeçare akuzon burrin e hallës së saj se e ka përdhunuar.

Fillimisht u tha se ishte burri i tezes ai që e ka ngacmuar seksualisht vajzën në shtëpinë e tij, ku ajo kishte shkuar me pushime, por e vërteta është tërësisht ndryshe sipas një banori të zonës. Ai bën me dije se Resmi Turani ka abuzuar me vajzën dhe jo në shtëpinë e saj, por e ka çuar atë në pyll. Madje në dëshminë e tij pranë redaksisë sonë, banori i zonës shprehet se prindërit e 15-vjeçares janë të sëmurë të dy.

“Vajza është një person i pa mbrojtur dhe s’ka asnjë arsye apo përfitim në këtë gjë. S’ka kush ta shtyjë. E ai nuk e ka përdhunuar në shtëpi, jo. Ka shkuar, e ka marrë nga shtëpia e saj me arsyen që ta çonte tek vajza e tij që ta ndihmonte për të pastruar shtëpinë. Pastaj, pasi e ka marrë në makinë, e ka çuar në pyll në Veterik dhe aty e ka përdhunuar. Janë gjetur dhe prova letra të lagura që kanë fshirë spermën“, – thotë banori i zonës.

Ai bën një deklaratë edhe më të rëndë kur thotë se  Resmiu e ka përdhunuar edhe një herë tjetër vajzën R.K., kur ajo ishte më e vogël e i gjithë fshati mendoi se ajo ngeli shtatzënë. Sipas tij, e gjithë kjo ndodh pasi babai i R. është i sëmurë mendor dhe nuk ka kush ta mbrojë e ta mbështesë.

“Vajza e ka babanë të sëmurë mendërisht. As nuk jep e as nuk merr. Mamanë e ka të sëmurë me tiroide. Ka edhe një vëlla të vogël 10-vjeç. Duke përfituar nga kjo gjë, Resmiu e ka përdhunuar edhe një herë tjetër në Tiranë. Ky plehra e ka marrë në dhjetor R. për të marrë një grua në Rinas, se punon taksi. Tha që e mori me vete R. që mos të mërzitej gjatë rrugës. Gruaja e Resmiut i ka thënë xhaxhait të 15-vjeçares, i cili kujdeset për vajzën, se do të shkonte dhe ajo bashkë me Resmiun e R., ndaj ai i ka dhënë leje. Halla e R., pra gruaja e Resmiut nuk vajti në Tiranë dhe vajza iku vetëm me të. Avioni u vonua dhe ai i dha darkë vajzës, e çoi në një rrugë dytësore ku e ka përdhunuar. Xhaxhai i vajzës, Luani, që është si më i përgjegjshëm, s’e ka besuar herën e parë e është mbyllur si muhabet aty në familje, por i gjithë fshati Bilcë e ka ditur sikur vajza ka ngelur shtatzënë”, – tregon banori.

Ai bën me dije më tej se pasi i ka treguar xhaxhait për përdhunimin e dytë, bashkë me të ëmën vajza është drejtuar në polici ku ka dhënë dëshminë për gjithçka që ka ndodhur.

Nga ana tjetër, ditën e sotme reaguan edhe bashkëshortja e Resmiut, pra halla e vajzës, Faria si dhe e bija, të cilat mbrojtën Resmiun dhe bënë me dije se një gjë e tillë ishte e pamundur të ndodhte. Para policisë dhe hetuesve i akuzuari është shprehur se R. e ka trajtuar si ta kishte vajzën e tij. Gjykata ka dhënë masën e arrestit “burg pa afat” për Resmi Turanin./JOQ.al/ma.me

Next Post
Granatat ndaj Kuvendit dhe televizionit, pranga 6 aktivistëve të Vetëvendosjes

Droga, policia mësyn në Korçë, 5 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In