• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet, priten përmbytje të tjera, 3500 forca në terren

by Java News
09/11/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe te vendit. Drejtoria e Emergjencave Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme po ndjek nga afër situatën. Në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet janë angazhuar mbi 3.500 forca si dhe 70 mjete.

Nga Bordi rajonal i Kullimit Lezhë është ndërhyrë për përforcimin e 3 argjinaturave në lumin Drojë, në Lumin Mat në Shën Koll, në lumin Bunë në Daragjat, si dhe në grykë-derdhjet e kolektorëve kullues.

Të gjithë hidrovorët e zonës së ulët të përfshira nga rreshjet e shiut në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Kavajë kanë funksionuar normalisht.

Sipas parashikimeve, për shkak të rritjes së prurjeve të lumit Vjosë priten të krijohen probleme përgjatë rrjedhës së tij deri në grykë-derdhjen në det.

Zonat që mund të preken janë:
QARKU GJIROKASTËR
Në zonën e Memaliajt priten përmbytje dhe dalje të ujit mbi urën e Memaliajt.

QARKU FIER
Priten përmbytje të tokës bujqësore dhe prekje të banesave të fshatrave Frakull, Kafaraj, Çervenë.

QARKU VLORË
Priten përmbytje të fshatrave të njësisë administrative, Pishporo, Novoselë, Fitore dhe bashkia Selenicë.

Në qarqet e tjera të vendit situata paraqitet si më poshtë:
QARKU TIRANË
Nga përmbytjet, në Kamëz 110 familje janë larguar përkohësisht nga banesat, në Paskuqan janë evakuuar 40 familje. Ata janë strehuar në palestrën e Shkollës “Gramoz Palushi” dhe në atë të shkollës “Vëllazërimi” në Babru, në shkollën “Isa Boletini”, Laprakë dhe shkollën “Ramazan Jarani”. Rezervat e Shtetit do të bëjnë furnizimin me set fjetje.

QARKU DIBËR
Në bashkinë Bulqizë në Njësinë Administrative Gjoricë, ka rritje të nivelit të prurjeve të lumit Drini i Zi. Prurjet kanë sjellë dëmtimin e argjinaturës së lumit në një segment rreth 500 m. Kjo rrezikon të sjellë përmbytjen e tokave bujqësore përgjatë lumit Drin, në Njësinë Administrative Gjoricë dhe Luzni, gjithashtu rrezikon edhe disa shtëpi banimi e jetë njerëzish. Përfaqësues të Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën dhe po marrin masa për të shmangur pasojat.

Në bashkinë Mat në fshatin German, të Njësisë administrative Komsi, është dëmtuar dhe rrezikon të shembet ura që lidh disa fshatra të kësaj zone. Edhe në fshatin Storjan, janë dëmtuar dy ura druri pasarelë.

Në Njësinë Administrative Derjan, në fshatin Barbullenj, ka patur rrëshqitje masive dherash në një segment rruge, të cilën e ka bërë të pa kalueshme. Kjo rrugë lidh Njësinë Administrative Derjan dhe Lis. Bashkia Mat, ka organizuar punonjës të saj, për të hapur me mjete këto segmente problematikë.

QARKU LEZHË
Në fshatin Gurrëz të bashkisë Kurbin, u evakuuan 2 familje.

QARKU SHKODËR
Në qarkun Shkodër nga përmbytje janë nën ujë rreth 360 ha tokë. Zonat më të prekura janë njësitë Administrative Dajç, Guri i Zi, Vau Dejës, Ana Malit, Postribë. Gjithashtu është dëmtuar argjinatura e Darragjatit në dy segmente.
Ndërkohë janë marrë masat nga strukturat e emergjencave pranë kësaj Bashkie në bashkëpunim me strukturat e FNSH për të bërë evakuimin e disa familjeve.

Në Njësinë Administrative Bërdicë, ka mungesë të energjisë elektrike në të gjithë njësinë.
Në Njësinë Administrative Shosh, janë dëmtuar ura e Brashtës, Pep-Sumaj, si dhe urat këmbësore Nicaj e Palaj janë dëmtuar.

Gjithashtu edhe në njësinë Administrative Pult, janë prishur dy ura ajo e Boxhsit dhe e Mgullës nuk kalohet në fshatrat Plan, Xhan, Bruçaj.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit nuk ka energji elektrike në 75% të zones dhe po punohet për rikthimin e saj. Rruga e Obotit rrezikon të bllokohet.

Në Njësinë Administrative Kelmend është prishur plotësisht ura e Suhes dhe është bllokuar rruga te Gropat e Selcës nga shembja e dheut. Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.
BW/d.i.

Next Post
5 mënyrat se si do të ndryshojë bota me Trumpin president

Presidenca Trump, 5 ndryshimet që prekin gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In