• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reshjet/ Lezha përmbytet, lumi i Lanës del nga shtrati, evakuohen 25 familje

by A R
06/01/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e dendura të shiut vijojnë ende me intensitet të lartë në të gjithë vendin, teksa janë shfaqur dhe problematikat e para serioze. Në qarkun e Lezhës paraqitet dhe gjëndja më e rëndë, ku qyteti i Lezhës dhe disa fshatra janë përmbytur. Një situatë e rëndë shfaqet edhe në fshatin Zejmen, ku tokat bujqësore dhe shumë shtëpi janë përmbytur plotësisht, teksa energjia elektrike ka ikur.

lezhe permbytje
Tiranë, Lumi Lanës del nga shtrati në disa zona, në Babrru evakuohen 25 familje

Sakaq, në kryeqytet, mësohet se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Lumi i Lanës ka dalë nga shtrati i tij në zonën e Laprakës. Në vendin e quajtur Fabrika e Tullave, rruga “Mersin Mema” në Laprakë sipas dëshmitarëve në zonë, uji ka nisur të hyjë në shtëpitë e banorëve.

Sipas MPB-së, në Babrru janë evakuar 25 familje pasi shtëpitë e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet. Në Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.
Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.
Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë – Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.
Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.
Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.

lumi lanes

laprake permbytje

Panariti: Hidrovoret të gjitha në punë, problematike shfaqet Lezha

Pas reshjeve të dendura në të gjithë vendin, në një konferencë për shtyp, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se të gjitha kanalet kulluese dhe hidrovoret janë vënë në punë dhe se situata është nënë kontroll. Panariti theksoi se vetëm në qarkun e Lezhës shfaqet një situatë problematike, pasi për shkak të reshjeve të mëdha, ka patur disa përmbytje, në disa fshatra.

“Hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është në kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut…Situata në sistemin e kullimit në Territorin e Shqipërisë është nën kontroll. Marr kontakte nga të gjithë bordet që jemi në terren. Hidrovorët punojnë dhe ka energji elektrike dhe ata po punojnë. Situata më kritike ndodhet në qarkun e Lezhës ku kemi prurja më të larta, i dhe për shkak të prerjes së pyjeve dhe fryrjes së përrenjve. Për këtë arsye përshëndes vendimin e Qeverisë shqiptare për moratorimun e ndaljes së prerjes së pyjeve. Por situata është nën kontroll.”- tha Ministri Panariti.

Lezhë, fshati Zejmen përmbytet, banorët: Nuk ka më as energji elektrik

zejmen Lezhe permbytje

Autoriteti Rrugor Shqiptar: Ja situata e rrugëve në të gjithë Shqipërinë

 Qarku Tiranë

Aksi Tiranë­Krrabë (km29)­Elbasan është i kalueshëm normalisht.

Akset Tiranë­Trau Dajt­Qafë Mollë­Bizë + Trau Dajt­Antena + Qafë Priskë­Shëngjergj janë të qarkullueshme

normalisht. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.

Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.

Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.

Qarku Durrës

Nuk ka asnjë aks të bllokuar

Qarku Vlorë

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në Llogara janë në gadishmëri 1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Qarku Gjirokaster

Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rrapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Qarku Elbasan

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun 1. Aksi Elbasan­Librazhd­Qafë Thanë, ka si pika më të vështira:

  1. Murrash, km 73­77
  2. Dragostunjë, km 81­84
  3. ishkash, km 101­103
  4. Qafë Thanë, km 110­113

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë.

Situata per momentin eshte normale.

Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me

zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.

  1. Aksi Elbasan­Peqin ka si pika më të vështira:
  2. Derven, km 60­63
  3. Babluc, km 66­67

Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.

  1. Në Papër, km 57, situata është normale.
  2. Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të veshtirë:
  3. Banjë – Drizë, km 77­89
  4. K/Shirgjan – Drizë, km 72­80

Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.

  1. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, Km 104­109, qarkullimi kryhet normalisht.

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.

Qarku Korçë

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat janë rritur. Kjo ka sjellë përmirësim në qarkullimin e mjeteve. Aksi Korcë­Dogana Kapshticë, gjendja është normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën. Aksi Korcë­- Voskopojë kalimi është normal. Edhe ne aksin Korçe – Dardhë nuk ka probleme me qarkullimin.

Gjendja e Akseve të tjera rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore. Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 13 borepastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe punetore ne segmentet me problematike.

Qarku Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.

Qarku Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

Qarku Kukës

Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku.

Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukes – Morine jane ne gadishmeri 3 mjete, ne aksin Kukes – Krume jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Draj Reç jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Domaj – Bushtrice jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Qafe Shllak jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Ura e Zapodit janë në gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes janë në gadishmëri 10 mjete.

  1. Në aksin Krumë­ Qafe Prush, në një gjatësi prej 80ml, ka një çedim të trupit të rrugës. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
  1. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 ­17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.
  1. Në aksin Fierzë – Lekbibaj , në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore.
  1. Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20­70 cm, dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
  1. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.

Qarku Diber

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu. Në akset e këtij qarku jane në gadishmeri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtise ne rruge.

  1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat ish kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim

të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës, Ne gadishmeri janë 2 mjete.

  1. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim masiv të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.
  1. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë aks ka rreshje bore dhe kalimi në këtë aks rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Qarku Shkoder

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.

Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Në aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

  1. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
  1. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.
  1. Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.

Qarku Lezhe

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin

Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :

  1. Mashterkovë km 26,
  2. Fan km 28.5,
  3. Bicak km 34,

ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin.

Next Post

Kopenhagë-Malmoe, ura e bashkimit tani simbolizon ndarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA/ Mbyllja e qeverisë, administrata Trump nis shkurtimet nga puna! Preken mbi 4 mijë punëtorë në 7 agjenci

Shqetësimi i SHBA: Qytetërimi europian mund të shuhet brenda 20 viteve

December 5, 2025
Xi zhvillon vizitë miqësore me Macron në Chengdu

Xi zhvillon vizitë miqësore me Macron në Chengdu

December 5, 2025
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

December 5, 2025
Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

December 5, 2025
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Berisha nuk duhet ta godasë politikisht Salianjin, një tjetër ndarje do ishte e rrezikshme për PD”

December 5, 2025
“Paguajmë sa qimet e kokës për…!”/ Habit Strazimiri: Shteti ka rënë, armiku ka në dorë sekretet tona

Takimet e Salianjit, Strazimiri: Vibrim i mirë në PD, nga ana tjetër një “kufomë” pa debat…

December 5, 2025
Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt

December 5, 2025
Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

Lideri i Çeçenisë, “moskokëçarës” dhe me tone të ashpra: Gati për luftë me Europën nëse Putin jep urdhrin

December 5, 2025
Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

Bashkëmoshatari i tij e vrau me thikë në Durrës/ Në bankën e adoleshentit të ndjerë vendosen lule

December 5, 2025
“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In