• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshjet intensive të shiut, ja situata në Skelë të Vlorës

by A R
13/06/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet intensive të shiut që ranë në orët e para të mëngjesit të të hënës, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës.

Disa segmente rrugore në qytet, janë bërë pothuajse të pakalueshme për automjetet e vogla, ndërkohë që në disa të tjera, qarkullimi është vështirësuar mjaft. Po ashtu, ujërat kanë përmbytur biznese e banesa përdhese, ose katet e para të pallateve në disa zona.

Reshjet e shiut, që u shfaqën me një intensitet tepër të lartë, veçanërisht në orën 06.15 deri në orën 07.00, kanë krijuar një situatë të vështirë në disa zona periferike, ku niveli i ujërave arriti në një lartësi të konsiderueshme.

Disa segmente të bulevardit Vlorë-Skelë, zona e Skelës, ajo përreth Universitetit “Ismail Qemali”, rruga që bashkon vendin e emërtuar “Kali i Trojës” me “Transballkaniken”, një segment tek Xhamia në qendër të qytetit, etj, u përmbytën nga ujrat, që vazhdojnë të jenë prezente edhe në këtë orë.

Nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e hidrovorëve, por burime të Bashkisë bënë të ditur për ATSH-në se, po bëhen të gjitha përpjekjet që situata të normalizohet. Në të gjitha pikat problematike kanë dalë punonjës të strukturave të shërbimit, ndërkohë që, kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, ka mbledhur shtabin e emergjencës në këtë institucion, ku po diskutohen masat në vazhdimësi.

Situata të tilla të ngjashme, në qytetin e Vlorës, janë regjistruar edhe në periudha të tjera. Më e rënda ishte ajo e 10 tetorit të vitit të kaluar, kur reshjet krijuan një situatë të rëndë në qytet. Gjatë kësaj kohe, Bashkia ka ndërhyrë duke pastruar sistemin e kanalizimeve duke përfshirë edhe kanalet e ujrave të larta, ku nuk ishte ndërhyrë prej 25 vitesh. (java / r.a)

Next Post

Me para të Fondit te luftes ne Kosove u blenë toka dhe u hapën diskoteka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In