Gjatë ditës së sotme në kryeqytet ka pasur shira të vazhdueshëm, ku herë-herë kanë qenë me intesnitet të lartë.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë njofton se së bashku me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe drejtoritë operacionale që veprojnë në raste emergjente, po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin.
Më poshtë njoftimi i plotë i Prefektit të Qarkut Tiranë:
Informacion i Orës 21.00 mbi situatën në territorin e Qarkut Tiranë.
Gjatë ditës së sotme, datë 29.11. 2021, në territorin e Qarkut Tiranë ka pasur shira të vazhdueshëm, ku herë herë kanë qenë me intesnitet të lartë.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkërendim me gjith strukturat e Mbrojtjes Civile të 5 Bashkive dhe drejtorit operacionale që veprojnë në raste emergjente, ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin.
Si rezultat
Deri në këto momente, gjendja në të gjithë qarkun është në normalitet të plotë:-Nuk ka pasur as një problematikë në gjithë infrastrukturën rrugore si për raste rrëshqitjesh dherash ashtu dhe për raste grumbullime ujrash.
-Situata e Energjisë Elektrike në gjitha zonat ka qenë pa as një problem.
-Probleme me ujin e pijshëm nuk ka pasur.
-Problematika në komunitet nuk ka pasur
Pra situata në gjith teritorin e Bashkisë Tiranë me gjithë shirat e vazhdueshëm të rëna gjatë gjith ditës, ka qenë në normalitet të plotë, pa as një problem
Institucioni i Prefektit së bashku me strukturat përgjegjëse të 5 Bashkive, vijon monitorimin në gjithë teritorin për të bërë të mundur vazhdimësinë e normalitetit në gjithë treguesët pamvarësisht kushteve të përkeqësuara të motit.
Ju Faleminderit.
/b.h