Reshjet e orëve të fundit kanë krijuar situatë problematike në Durrës duke përmbytur rrugët e qytetit bregdetar.
Drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët janë ata që po e vuajnë më së tepërmi këtë situatë, të përsëritur ndër vite.
Edhe rrugët e qytetit të Lezhës janë nën pushtetin e ujit.
Raportohet se në rrezik për t’u përmbytur janë edhe katet e para të bizneseve.
/a.r