• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Reshjet e shiut, KESH: Kaskada e Drinit nën kontroll

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasia e reshjeve të ditëve të fundit ka përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit, bëri të ditur të shtunën Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).

Aktualisht rezerva energjitike e akumuluar është rreth 1153.4 GWH. KESH po shfrytëzon këtë situatë optimalisht duke ngarkuar në maksimumin e mundshëm agregatët disponibël për të trajtuar prurjet në basenet e hidrocentraleve. Ndersa prodhimi ditor i energjisë elektrike nga HEC-et e Kaskadës së Drinit është rreth 19 milion KWh.

Për muajin Shkurt, KESH po plotëson gjithë kërkesën e tregut të rregulluar të vendit, përfshirë humbjet në rrjetin e shpërndarjes. Prurjet e mëdha hidrike të ditëve të fundit e bëjnë të domosdoshme rritjen e prodhimit në mënyrë që basenet të vijojnë të mbahen në kuotat e parashikuara nga Rregullorja dhe vendimarrjet përkatëse të Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave.

Nga të dhënat e Sektorit të Operimit dhe Monitorimit të kaskadës në KESH, rezulton që sot, niveli në HEC Fierzë është 290.74 m, prurjet rreth 500 m³/sek, niveli në HEC Koman është 172.18 m, prurjet rreth 200 m³/sek dhe  niveli në HEC V.Dejës është 75.05 m, prurjet rreth 90 m³/sek ,

Për periudhën në vijim deri në fund të muajit shkurt, KESH do të vazhdojë të mbulojë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, që llogariten rreth 160.000 MWh.

Energjinë shtesë të prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha hidrike (rreth 41,920 MWh për periudhën 13-20 shkurt) KESH e ka shitur në tregun e parregulluar, duke krijuar të ardhura shtesë prej 1.04 mln euro. Çmimi mesatar i ponderuar për sasinë e shitur për 8 ditët në vijim prej 41,920 MWh rezulton 24.70 Euro/MWh. Sipas parashikimeve të bursës hungareze, gjatë gjithë muajit shkurt, çmimi i energjisë elektrike pritet të jetë i ulët. Sot në profilin bandë çmimi mesatar në bursën hungareze do të jetë 23.15 Euro/MWh.

Next Post

Irani gati të sulmojë ISIS në tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In