Tirana është përfshirë sot nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, dhe stuhi të forta. Reshjet me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër kanë sjellë një sasi të madhe uji, çka është vënë re edhe në nivelin e prurjeve të Lanës.
Por pavarësisht se është ditë e diel, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren duke ndërhyrë në rastet kur ka patur bllokim të pusetave.
Ndërkaq, punonjësit e Bashkisë kanë pastruar pusetat nga gjethet e pemëve, dhe kanë mundur që të normalizojnë në kohë rekord situatën.
Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur edhe largimi nga rruga i pemëve dhe degëve të rrëzuara nga era, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të kalimtarëve dhe të automjeteve në kryeqytet. /e.s/