• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reshjet e shiut fikën zjarret, në vend vetëm pesë vatra aktive

by A R
14/08/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e lehta të shiut këto dy ditë në Shqipëri kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave të zjarrit në vendin tonë, kur sot Emergjencat Civile bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar vetëm 5 vatra zjarri në disa qarqe.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar punonjës zjarrfikës, automjete zjarrfikëse, personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, efektivë të Policisë dhe FNSH, punonjës të Pyjores, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë.

Reshjet e rëna gjatë fundjavës kanë ndihmuar për të shuar plotësisht zjarret në disa zona.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Vlorë. 
Janë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq dhe Delvinë. Situata ka qenë problematike në fshatin Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme, Njësia Administrative Dhivër, bashkia Finiq, si dhe në pyllin e Pilloit të fshatit Vergo, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë.
Helikopteri ka kryer disa operacione nga ajri duke hedhur ujë dhe ka shuar gati të gjitha vatrat e zjarrit në fshatin Janicat, Leshnicë e Sipërme dhe Leshnicë e Poshtme.

Qarku Korçë.
Ka rënë zjarr në pyllin me pisha të larta në vendin e quajtur Pisha e Panaritit në fshatin Panarit, Njësia Administrative Vithkuq, bashkia Korçë. Në vendngjarje kanë shkuar 1 automjet zjarrfikës dhe forca zjarrfikëse, si dhe 12 forca të pyjores, të cilat nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin për shkak të terrenit të thyer. FA ka dërguar në këtë fshat 20 forca ushtarake për të shuar zjarrin. Helikopteri kreu disa operacione ajrore duke bërë të mundur që të izolonte zjarrin në fshatin Panarit dhe të eliminonte përhapjen e tij.
Sot forcat po punojnë për të shuar plotësisht zjarrin.

Qarku Shkodër. 
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra që ndodheshin midis banesave në lagjen “Suma” të Njësisë Administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës. Shërbimi vendor i MZSH Vau-Dejës meqenëse nuk disponon automjet zjarrfikës ka dërguar në vendngjarje 10 forca zjarrfikëse, kurse Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar për ndihmë 1 automjet zjarrfikës dhe 4 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar duke izoluar fillimisht zjarrin dhe më pas e kanë shuar plotësisht atë. Si pasojë e zjarrit u dogjën vetëm shkurre dhe ferra.

Qarku Lezhë. 
Ka rënë zjarr në kallamishtet e kanaleve ujëmbledhës që ndodhen ndërmjet banesave në fshatin Tale, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Shërbimi vendor i MZSH Lezhë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personelin shoqërues, të cilët kanë punuar për të shuar zjarrin, por era e fortë ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi duke rrezikuar banesat. SHPFA ka dërguar 2 automjetet zjarrfikëse me 10 forca zjarrfikëse në fshatin Tale. Forcat zjarrfikëse kanë punuar me automjetet zjarrfikëse dhe kanë shuar zjarrin duke eliminuar rrezikun e përhapjes së tij drejt banesave.

Qarku Dibër. 
Ka vazhduar puna nga forcat zjarrfikëse, forca të pyjores, 25 forca të ushtrisë dhe 16 forca vullnetare, të cilat kanë shuar plotësisht vatrat aktive të zjarrit në fshatin Bllacë, Njësia Administrative Shupenzë, bashkia Bulqizë. Vatrat e zjarrit janë shuar edhe si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të para të ditës së djeshme. /b.d

Next Post
Burri dhe djali e qethën me makinë rroje, gruaja nga Mirdita fiton azil në Gjermani

Burri dhe djali e qethën me makinë rroje, gruaja nga Mirdita fiton azil në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In