Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të instucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve dhe hekurudhave në vend po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me bllokimin e akseve rrugore.
Ami Kozeli, kreu i ARRSH bëri të ditur se situata më problematike paraqitet në aksin Librazhd–Prrenjas, ku më 19 shkurt u konstatua aktivizimi i një rrëshqitjeje masive dheu.
Sipas tij, fillimisht u vendos kufizimi i lëvizjes me një korsi dhe u urdhëruan sondazhe gjeologjike për të përcaktuar thellësinë e rrëshqitjes, ndërsa strukturat e ARRSH-së nisën monitorimin e vazhdueshëm të zonës.
Kozeli: ARRSH e ka vlerësuar maksimalisht situatëm e rëndë të krijuar në Librazhd-Prrenjas. Strukturat tona kanë qenë në terren. Ditën e enjte më 19 shkurt u konstatua aktivizimi i një rrwshqitjeje dheu. U vendos kufizimi i lëvizjes me një korsi dhe u urdhëruan sondazhe gjeologjike për të pwrcaktuar thellësinë e rrëshqitjes. Nisi monitorimi i terrenit. Reshjet e dendura tw shiut gjatw orëve në vijim e rënduan situtatën. Të shtunën në mëngjes rrëshqitja kishte avancuar ndjeshëm. Në këto kushte si masë emergjente u bllokua qarkullimi në urë dhe nisi ndërtimi i një rruge provizore kalimi, e realizuar brenda natës. U orientuan akset alternative. U njoftua Polica e shtetot shërbimi gjeologjik shqiptar emergjencat cilive, OST dhe OSHEE. Rrëshqitja mbet aktive dhe preku dhe aksin provizor, duke na detyruar të bllokojmë totalisht qarkullimin. Nga analiza e kryer shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i rreshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë dhe erozioni lumor, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme derisa të merren rezultatet e raportit gjeologjik. Në mbledhjen e sotme, këshilli teknik i përbashkët midis ARRSH dhe hekurudhës shqiptare u morën këto vedime; ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, rakordimi me hekurduhdën shqiptare për realizimin e kwsaj rruge, prishja e urës ekzistuese.











