Gjatë ditës së sotme vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Ndërkohë në Durrës moti i keq ka shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët e qytetit.
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që uji të dalë në nivelet e trotuareve duke sjellë probleme për biznese dhe për njerëzit që lëviznin në rrugë.
Ndërkohë përmbytjet e rrugëve kanë sjellë probleme edhe në qarkullimin e makinave./a.p