Shqipëria është përfshirë nga moti i keq mëngjesin e kësaj të shtune. Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin, duke sjellë edhe problematika.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se reshjet kanë dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm në Fierzë.
Në një postim në Facebook, OSHEE thotë se është dëmtuar linja, teksa teknikët janë vendosur në terren për riparimin e avarisë.
Postimi i OSHEE-së:
Rrjeti tensioni mesëm Fierzë. Moti i keq, me reshje dëmtoi linjën, brigadat e #OSSH #Kukës #Tropojë në terren për riparimin e avarisë
g.kosovari