Për shkak të reshjeve të dëborës, të cilat kanë përfshirë qarkun e Korçës, policia e Korçës ka apeluar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aktualisht akset rrugore Qafë Thanë-Pogradec-Korçë; Korçë-Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë dhe Korçë-Voskopojë, janë të kalueshme dhe nuk paraqiten probleme.
Në akset rrugore Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik; Zëmblak-Goricë; Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore.
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
/a.r