• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme qarkullimi në veri e juglindje të vendit

by A R
04/01/2016 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Me fillimin e vitit të ri, veriu dhe juglindja e vendit janë pushtuar nga reshjet e dendura të dëborës, duke sjellë kështu edhe një përkeqësim të situatës, veçanërisht të qarkullimit rrugor. Problemet në qarkullim janë shfaqur në qarqet e Kukësit, Korçës dhe Shkodrës, në akset Korçë-Dardhë, Bilisht Kapshticë, Krumë-Qafë, Kukës-Shishtavec, Qafë Thore- Theth etj.

Të gjitha strukturat përkatëse përfshi Policinë e Shtetit, Emergjencat Civile si dhe zyrtarët e pushtetit lokal janë në terren për lehtësimin dhe menaxhimin e situatës.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile në të gjitha akset rrugore kanë dalë në terren mjetet borëpastruese të cilat po pastrojnë trasetë e rrugëve nga dëbora e rënë ku në disa akse trashësia është e madhe.

Deri tani në Kukës, Has e Tropojë trashësia e dëborës varion nga 10 deri në 20 cëntimetra ndërkohë që në disa zona të thella malore mungon edhe energjia elektrike.

Pritet gjithashtu të ketë një rritje të nivelit të ujërave në lumenjtë: Shkumbin, Ishëm, Erzen, Mat, Drin dhe Bunë.

Rruga e Kombit mbulohet nga mjegulla

Një situatë problematike paraqitet në rrugën e Kombit, ku në segmetin Rrëshen Kalimash, ka rënë mjegulla, duke detyruar policinë që të dalë në terren për të menaxhuar dhe monitoruar trafikun. Drejtuesëve u rekomandohet që për shkak të shikueshmërisë së dobët, të ecin me shpejtësi të ulët.

 Shkodër, bllokohet aksi Qafë Thore-Theth

Në Malësi të Madhe ka pasur reshje dëbore në zonën e Vermoshit dhe zonën e Thethit. Aksi rrugor Qafë Thore – Theth është i bllokuar. Nga ana tjetër vijon puna për të mbajtur të hapura të gjitha akset rrugore nacionale, të cilat janë rënduar si rezultat i rënies së borës. 

Aksi rrugor Boboshticë- Dardhë kalohet vetëm me zinxhirë

Në Korçë reshjet e shumta të dëborës dhe ngricat kanë bërë që në aksin Boboshticë Dardhë, të qarkullohet vetëm me ndihmën e zinxhirëve.

Mirditë, probleme në akset rrugore rurale.

Edhe rajoni i Mirditës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore të cilat kanë krijuar vështirësi për qarkullimin sidomos në akset rrugore rurale në të cilat edhe ndërhyrja ka qenë më e zbehtë.

Ndërkohë, vëmendja më e madhe është përqëndruar në rrugën e Kombit, aty ku mjetet borëpastruese gjatë gjithë kohës pastrojnë shtresat e borës që bien papushim.

Në terren kanë zbritur edhe drejtues të Shtabit të Emergjencave Civile të cilët po monitorojnë situatën dhe po komunikojnë me kompanitë që kanë fituar tenderin për pastrimin e rrugës nga dëbora në mënyrë që në çdo kohë në rrugë të hidhet kripë për ta bërë rrugën të qarkullueshme nga drejtuesit e automjeteve.

Kukës, Njësia Administrative Arrën drejt izolimit

I gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës të cilat kanë vështirësuar jetën e komunitetit të zonës.

Aktualisht është drejt bllokimit Njësia Administrative Arrën si dhe disa fshatra të thellë të Njësive Administrative Kalis,Grykë Çajë e Zapod në të cilat trashësia e dëborës arrin në 25 cëntimetra.

Furnizimi me ujë në disa pallate në lagjen 3 dhe lagjen 7 nuk është kryer normalisht, pasi tubacionet janë ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Janë pa energji Domaj,Gjinaj e Pusi i Thatë të Bashkisë Has.Në Bashkinë Bajram Curri janë pa energji 270  abonent familjarë.

Next Post

Dhuna në familje, arrestohet 22-vjeçari nga Cërriku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In