Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, hidrovoret dhe kanalet e kullimit të ujit janë të gjitha në punë dhe situata është nën kontroll sa i takon parandalimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut, që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të martës.
Grupet e punës janë në terren dhe raportojnë se deri tani nuk ka asnjë situatë përmbytjesh në tokat bujqësore, ndërsa po monitorojnë dhe marrin të gjitha masat për eliminimin e çdo defekti në infrastrukturën e kullimit, informon ministria e Bujqësisë.
Nderkohë Institutit Meteorologjik, ka njoftuar se i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato veriore, reshjet do të shoqërohen me rrufe