Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe breshëri pasditen e sotme.
Stuhia e shiut zgjati për pak minuta duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se dita e sotme do të shoqërohet me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.
Ajo u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të ulin lëvizjet e panevojshme.
“Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Bashkia Tiranë fton qytetarët që për çdo problematikë të raportojnë në aplikacionin “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.
/a.r