Reshje të dendura shiu në Belsh e Dumre, uji mbulon rrugët

Pas orës 14:00 të kësaj të premteje, Belshi dhe zona e Dumresë janë përfshirë nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.

Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo prona, por situata mbetet dinamike.

Ky është një ndër rastet më të rralla të motit ekstrem të regjistruara në rajon, i ngjashëm me stuhitë e forta të javëve të fundit në disa qytete të vendit tonë .

Strukturat e emergjencave në Belsh janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.