Në qarkun e Dibrës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë. Mësohet se në rrugën Kuben-Vasije, trashësia e bores ka shkuar nderi në 30 cm, ndërsa rruga është e hapur dhe qarkullimi kalohet pa zinxhirë, ndërsa në lartësinë mbi 115 metra rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi Peshkopi-Qaf Draje, trashësia e bores 10 cm dhe kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë.
Në rrugën Ura e Çerenecit -Klenje, trashësia e bores 30 cm dhe në lartësinë mbi 1100 m mbi nivelin e detit qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Ndërsa aksi rrugor Qaf Bualli-Kraste, trashësia e bores shkon deri 20 cm.
Raportohet se rrugët e tjera nuk kane problem, ndërkohë temperatura ka shkuar deri në -7 gradë.
g.kosovari











