Dita e enjte sërish do të vijë me mot të vranët, por prej orëve të mesditës vranësirat do t`ja lenë vendin motit të kthjellët.
Reshjet e shiut, të cilat parashikohen të herëpashershme deri në orët e mëngjesit do të marrin karakter lokal përgjatë bregdetit deri në mesditë. Më tej, do të ndërpriten në të gjithë vendin. Po kështu, përgjatë maleve bora e dobët do të jetë e pranishme deri në mesditë.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 2ºC deri në 9ºC
zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC
g.kosovari