• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshje shiu dhe shtrëngata, disa qytete rrezikohen nga përmbytjet në orët në vijim

by S T
29/01/2025 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë natës dhe paraditen e ditës të së mërkurës, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika.

Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.

Sipas informacioneve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Aktualisht hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme.

Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohëshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.

Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata. Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit priten reshje dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Next Post
Rritja e fortë e kredive, 182 mld lekë për 6 muaj, bankat këshillohen të ulin ritmin

Fond prej 25 mld lekësh, Banka e Shqipërisë: Ofrohen kredi të favorshme për biznesin, kushti i vetëm...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In