• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reshje intensive në veri/ VOA: Prej 24 orësh tre hidrocentralet më të mëdhenj kanë hapur portat e shkarkimit

by
17/01/2023 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 24 orësh tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit, që gjenden në Kaskadën e Drinit, kanë hapur portat e shkarkimit për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë gjithë zonën veriore të Shqipërisë. Ndërkohë, tre hidrocentralet e kaskadës, ai i Fierzës, Komanit dhe Vau Dejës, po punojnë me kapacitet maksimal duke shkarkuar edhe ato sasi të mëdha uji. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve të fundit, në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë rënë mesatarisht 65 milimetra shi, ndërsa në atë të Fierzës rreth 30 milimetra. Kjo ka ndikuar në rritjen e shpejtë të nivelit në basenet e këtyre hidrocentraleve. Gjithashtu, në zonën e Alpeve; në Theth dhe Valbonë, sasia e reshjeve ka arritur pikën kritike me mbi 120 milimetër shi.

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës, më i madhi në Shqipëri, është në kuotën e rreth 289 metrave, vetëm 7 metër nga kuota maksimale, ndërsa në hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur në 166 metra dhe në Vau Dejës në mbi 72 metër.

Hidrocentrali i Vaut të Dejës, i cili gjendet vetëm 15 kilometra nga qyteti i Shkodrës, po përballon për momentin prurjet më të mëdha, duke detyruar specialistët e KESH-it të rrisin nivelin e shkarkimeve më shumë se 600 metër kub ujë në sekondë nga tuneli i Digës së Qursaqit.

Sipas emergjencave civile, deri tani nuk ka probleme në zonën e Nënshkodrës, në Lezhë dhe as në Kukës, por Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi paralajmëroi se, gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vazhdim, situata pritet të përkeqësohet edhe më shumë për shkak të reshjeve me intensitet shumë të lartë.

 

 

“Prurjet në Kaskadën e Lumit Drin do të pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës së sotme dhe do të vijojnë në rend rritës deri në datën 21 janar për shkak të rikthimit të reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Piku orar i prurjeve pritet të arrijë deri në vlerat: për Fierzën deri në 2500 metër kub në sekondë, në Koman 2200 metër kub në sekondë, në Vau i Dejës 1100 metër kub në sekondë. Sipas llogaritjeve të modelit meterologjik, në Lumin Drin piku i orarit të prurjeve totale, gjatë këtij eventi hidrologjik, pritet të arrijë deri në 5800 metër kub në sekondë”.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga bashkitë marrjen e masave të nevojshme për njoftimin e popullatës së rrezikuar si dhe rritjen e gatishmërisë për hidrovoret, rezervuaret, infrastrukturën rrugore dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë për banorët.

Reshjet dhe shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit thuajse çdo vit rrezikojnë me përmbytje zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha për ekonominë e mijëra familjeve, por edhe për mjedisin./VOA

/e.d

Next Post
Kejvina Kthella përjashtohet nga BBV, qëlloi me shuplakë Luiz Ejllin gjatë spektaklit të kaluar

Kejvina Kthella përjashtohet nga BBV, qëlloi me shuplakë Luiz Ejllin gjatë spektaklit të kaluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com