Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta, kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve në Qafë të Qarrit. Për të mbajtur të hapura dy akset kryesore që lidhin Korçën me Ersekën, janë angazhuar 7 mjete borëpastruese, nga të cilat 4 po punojnë intensivisht në rrugën e vjetër.
Përveç pastrimit të dëborës, rrugët nacionale janë duke u kriposur për të parandaluar ngricat dhe për të siguruar qarkullim të sigurt. Policia rrugore është në terren për të monitoruar situatën dhe për të siguruar zbatimin e masave të sigurisë nga drejtuesit e mjeteve.
Drejtuesit që udhëtojnë në këtë aks janë të detyruar të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. Në rast të mungesës së këtyre pajisjeve, policia do t’u ndalojë qarkullimin.





![Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike](https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/03/Erbil-Irak-120x86.png)





