• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë, nuk ka ku të raportojë!

by Mero Baze
28/10/2025 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati në Kuvend me krerët e institucioneve të drejtësisë provoi se parlamenti i vendit jo vetëm është i paqartë për rolin e tij në raport me pushtetet e tjera, por, akoma më keq, sillet me to si përfaqësues i halleve personale të deputetëve dhe jo si përfaqësues i problemeve të shoqërisë shqiptare.

Deputetët e opozitës u rreshtuan të gjithë me pyetje të gatshme, të dhëna nga Sali Berisha, duke marrë në pyetje Altin Dumanin për gjëra banale, të cilat, po të ishte ndonjë prokuror pak më i çliruar si tip, mund ta kthente seancën në skenë humori me ta.
Socialistët, nga ana tjetër, të traumatizuar nga arrestimet dhe lajmet për hetime të reja, ishin si pula të trembura që kërkonin të mos u ndeshej shikimi me prokurorinë. Shyqyr që Altin Dumani e mban kokën ulur kur flet.
Akoma më keq, kur u dëgjua raporti i ILD-së, që është institucioni që duhet të kontrollojë drejtësinë. Aty pati një konsensus nga të dy palët për të mos thënë asgjë, meqë edhe raporti nuk thoshte asgjë.

Sot dëgjoja Sali Berishën që mburrej se kishin “gozhduar” Altin Dumanin apo që kishin bërë të paqenë krerët e institucioneve të drejtësisë.
Në të vërtetë, Kuvendi vetëm sa u ka rritur pikët krerëve të institucioneve të drejtësisë, madje veçanërisht Altin Dumanit. Pyetjet ndaj tij ishin si pyetje reporterësh që duan të marrin vesh se kush hetohet e përse hetohet, apo edhe më keq — fletrrufe kineze të tipit: “Ç’po bëni me sjelljet e shokut Filan?”.
Altin Dumani dhe kushdo tjetër në vend të tij, me pyetje të tilla mund të argëtohej një javë të tërë në Kuvend pa u shqetësuar. Ato nuk janë pyetje që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon prokuroria apo SPAK, por me axhendën ditore të deputetëve. Dhe Kuvendi nuk është drejtoria e kuadrit e SPAK-ut.

Deputetët duhet të shqetësohen për çështje themelore të punës së SPAK-ut, që kanë të bëjnë me respektimin prej tij të Kodit të Procedurës Penale, të vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë për ndalimet, kontrollet e banesave, arrestimet paraprake apo ndërhyrjet në të dhëna personale — çështje që po shkaktojnë drama serioze për standardet e lirive themelore të qytetarëve.
Ata duhet të debatojnë me SPAK-un se si të përmirësohen praktikat e hetimit, si të kthehet në normalitet shkuarja në SPAK e figurave të larta politike, si të ndalet mendësia e “gjyqeve popullore” përmes rrjedhjeve të informacionit në shtyp në mënyrë jo transparente.

Vetëm në Shqipëri mund të bëhet tre ditë lajm nëse do të shkojë apo jo Belinda Balluku për t’u pyetur në SPAK, ndërkohë që kjo procedurë është një rutinë normale. Shqipëria do të jetë vend normal kur shkuarja e figurave të larta politike në SPAK të jetë lajm rutinë. Por stili i marrëdhënieve publike të SPAK, për ta shpërndarë lajmin ilegalisht dhe për të mos e konfirmuar zyrtarisht, sa për të krijuar presion publik, është një dimension i “gjyqeve popullore”.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë aty për të konstatuar dhe për të korrigjuar këto defekte, që kanë të bëjnë me shkeljet ligjore të SPAK-ut, dhe jo me punën e tyre ditore.
Se kë thërret SPAK për hetim, sa orë e mban, sa herë e thërret dhe çfarë dosje heton, nuk është objekt i punës së Kuvendit. Kuvendi as dikton dot radhën e dosjeve në hetim, as intensitetin e tyre. Ai mund të diktojë dhe imponojë vetëm respektimin e ligjeve të shtetit shqiptar nga SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.
Asnjë pyetje e deputetëve të opozitës apo të pozitës nuk kishte të bënte me këtë gjë, por ishin të mbushura me kureshtje lajmesh nga SPAK, sikur të konkurronin me Klodiana Lalën dhe Karamçon.

Në këtë aspekt, njerëzit më komodë në Shqipëri janë pikërisht krerët e institucioneve të drejtësisë, pasi ata shesin për presion politik zhurmën idiote të deputetëve në Kuvend, apo artikujt kritikë të shtypit ndaj tyre, që nuk prek fare deformimet ligjore në punën e tyre. Nga ana tjetër, shesin si profesionalizëm pikërisht rezultatet e arritura përmes deformimit të ligjit, dhe ata në sallë u duartrokasin.

Në këto kushte, pushteti i drejtësisë, nëse mund ta quajmë kështu, e ka mundur pushtetin e sovranit në Kuvend, për shkak të budallallëkut të Kuvendit dhe jo për shkak të punës së drejtësisë.
Republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë nuk ka ku të raportojë për tejkalimin apo shkeljet e pushtetit të saj. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë as kupton detyrën e tij, as kupton detyrat e Republikës së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, dhe as ka ndërmend të vendosë balancë midis pushteteve në Shqipëri. Ata sillen thjesht si njerëz të frikësuar, ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë.

Dhe kur një vendi i bie parlamenti dhe banalizohet pushteti i sovranit, mos prisni më as shtet ligjor, as respekt për të drejtat e qytetarëve. Ata i kanë humbur ato të drejta që kur kanë votuar për një parlament të gjunjëzuar para pushteteve të tjera informale në vend, për shkak të halleve të veta.

Next Post
Drejtësia ka nevojë për ndihmë

Drejtësia ka nevojë për ndihmë

Comments 1

  1. Hej, ku je o burrë i dheut, says:
    3 months ago

    Dy janë të tremburit e vetëm në këtë parlament.
    Edi Rama dhe Sali Berisha.
    Të tjerët, (nga të dy krahet e politikës), janë thjesht DEKOR, për të bërë zhurmuesin apo edhe ndonjë tip BURGU sa për të thënë burg, për të mbuluar ATA, që duhet të bëjnë me të vërtetë burg.
    Dhe në mes gjithë kësajë loje, është “republika SPAK me kryeministrin Duman’s” që drejton lojën e vërtetë politike, jetësore, shoqerore, kulturore, shëndetesore, aresimore, aviacionore, fluturimore, navale, rrymore, drejtësore, seksore, aresimore, drektëshkrimore dhe në fund, bën sikur punojnë, duke trembur trumcakët, sepse skiftereve, u a rruajnë bishtin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

Sulmohet makina me para në Itali, grabitësit bllokojnë autostradën dhe hapin zjarr ndaj karabinierëve

February 9, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Vendimi i GJK për Ballukun, Rama tregon vendimet e grupit: Do ndërhyjmë në legjislacion. SPAK të vijojë i qetë hetimet…

February 9, 2026
“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

“Jemi para një epoke të re!” Europa me “sytë” nga armët bërthamore: Ka ardhur koha

February 9, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In