• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Represion apo trazira? Si do ta ndryshonte Rusinë lufta ndaj Ukrainës

by
05/02/2022 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin kërkoi nga Ministria e Jashtme që të merrte “garanci serioze dhe afatgjata të sigurisë” nga Perëndimi, është bërë e qartë se Moska

nuk do të ketë suksese të mëdha. Duke premtuar një përgjigje “ushtarako-teknike” nëse dështojnë negociatat, Rusia po grumbullon aktualisht fuqinë e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Nëse ndodh një konflikt ushtarak, pasojat e tij nuk do të ishin më pak të rëndësishme për politikën e brendshme ruse, sesa për marrëdhëniet e jashtme. Represioni do të shtohej dhe rryma konservatore do të fitonte shumë terren. Disa analistë besojnë se një luftë, do të çonte në shpërthimin e trazirave të brendshme në Rusi.

Ata argumentojnë se sanksionet e reja të ashpra nga Perëndimi, dhe rritja e shpenzimeve ushtarake do ta përkeqësonin situatën socio-ekonomike. Ndaj do të rritej rreziku që autoritetet ta humbnin kontrollin e vendit. Kjo do të sillte rritje të mbështetjes për protestat, radikalizimin e opozitës brenda sistemit, dhe konflikte brenda elitës në pushtet.

Sigurisht, ndërsa kjo duket logjike, ka në fakt më shumë prova që sugjerojnë se ngjarjet do të zhvillohen shumë ndryshe. Në vend të humbjes së kontrollit, autoritetet do të ishin në gjendje ta forconin kontrollin e tyre. Dhe në dallim nga pasojat e aneksimit të Krimesë në vitin 2014, kjo luftë do të shoqërohej me ndonjë eufori publike, por me një represion të shtuar.

Dhe ekzistojnë disa arsye bindëse pse skenari i fundit është shumë më i mundshëm. Së pari dhe më kryesorja, është ndikimi në rritje në vendimmarrje i një elite konservatore, anti-liberale dhe anti-perëndimore. Shërbimet e sigurisë, ose siloviki, ushtrojnë presion nga jashtë jo vetëm ndaj zyrtarëvetë Kremlinit përgjegjës për “menaxhimin” e politikës së brendshme, por edhe ndaj diplomatëve, të cilët po detyrohen të adoptojnë një retorikë agresive dhe një stil konfrontues.

Për silovik-ët dhe aleatët e tyre, dështimi i negociatave me Perëndimin, konfrontimi në rritje dhe sanksionet e reja nuk do të ishin aspak problem. Përkundrazi, pozitat e tyre do të forcoheshin, dhe do të kishin më shumë mundësi për të rritur fuqinë dhe ndikimin e tyre.

Një përshkallëzim i situatës me Ukrainën do të rriste ndjenjën e një emergjence kombëtare, në të cilën mund të shpërfillen ligjet; ku qëllimet justifikojnë mjetet; dhe ku nuk ka hapësirë ​​për kompromis me kundërshtarët.

Kjo do ta përqendronte vëmendjen e presidentit rus në axhendën gjeopolitike, dhe do t’i

jepte silovik-ëve më shumë liri manovrimi brenda Rusisë. Lufta do të çonte në mënyrë të pashmangshme në rritje të izolimit, në një kontroll më të fortë mbi median dhe internetin, një presion të shtuar mbi kompanitë e huaja të IT-së,dhe natyrisht një kontroll më të madh ndaj partive politike. Më shumë shtypje do të ishte një zhvillim i sigurt:jo kundër opozitës politike reale, e cila tashmë është shkatërruar, por kundër figurave kulturore, blogerëve, aktivistëve qytetarë apolitikë, gazetarëve, ekspertëve, etj.

Autoritetet do të kundërshtonin çdo ushtrim të ndikimit “të pa kontrolluar”, qoftë nëpërmjet postimeve në mediat sociale, këngëve, artikujve apo intervistave. Sigurisht, ky proces tashmë është duke u zhvilluar, por në rastin e luftës do të shndërrohej në një rutinë.

Askush nuk do të jetë i përgatitur që ta kundërshtojë seriozisht një kurs të tillë. Pavarësisht pritshmërive për një krizë financiare dhe ekonomike, askush në gjirin e elitës së biznesit

rus nuk do ta vinte publikisht në dyshim lidershipin e Putinit.

Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme:qëndrimi në hije, për të mos i dhënë askujt arsye për të dyshuar tek besnikëria  e dikujt, është strategjia më e mirë e mbijetesës në Rusinë moderne.

Përballë vështirësive financiare, qeveria do të rriste barrën tatimore për biznesin.

Një nismë e fundit e Shërbimit Federal të Antimonopolit,ka të bëjë me gjurmimin e aksioneve të investitorëve të huaj në “bizneset strategjike”, një sinjal ky i qartë se bizneset e huaja në Rusi do të bëheshin më të cënueshme. Në mesin e udhëheqjes ruse, ekziston ndjenja se vendi ka mjaftueshëm para për të përballuar çdo lloj vështirësie.

Ndërsa madhësia e rezervave valutore të Rusisë arriti një nivel historik në vitin 2021, kjo

nuk është çështje e të dhënave objektive, por e opinioneve subjektive. Fjalimet e Putinit për situatën ekonomike në Rusi janë plot optimizëm, duke krijuar përshtypjen se vendi po lulëzon.

Kremlini ka treguar se është i gatshëm të bëjë shpenzime sociale oportuniste për të qetësuar opinionin publik apo për të lehtësuar miratimin e ndryshimeve politike, siç ishin ndryshimet kushtetuese në vitin 2020 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Autoritetet janë të gatshme të bëjnë investime, për të ruajtur një nivel minimal besnikërie ndaj regjimit. Që nga viti 2020, Kremlini është fokusuar jo vetëm në shtypjen e opozitës jashtë sistemit, e cila nuk ka pasur asnjëherë përfaqësim, por edhe në anashkalimin e opozitës brenda sistemit.

Marrëdhëniet me Partinë Komuniste brenda sistemit po bëhen më të tensionuara, dhe është shtuar presioni mbi krahun radikal të kësaj partie. Dhe një luftë do ta detyronte Kremlinin të fokusohej në neutralizimin total politik të komunistëve.

Kontrolli mbi zgjedhjet do të forcohet. Kjo gjë do ta zhysë shoqërinë ruse në një depresion të thellë politik. Kontrolli i regjimit do të shtrihej edhe tek fushat e tjera të jetës. Çdo pakënaqësi do të shtypej me më shumë forcë, përfshirë edhe rastet kur kundërshtimi shfaqet brenda opozitës formale.

Por menaxherët politikë të Kremlinit mund të përballen edhe me një riorganizim, që ka të ngjarë të sjellë një rritje të rolit të shërbimeve sekrete në politikën e brendshme. Sa i përket shoqërisë ruse, ajo ka të ngjarë të ketë një lloj mobilizimi të detyruar patriotik. Në vend të një bashkimi të natyrshëm pas Putinit, si në vitin 2014, ky mobilizim do të karakterizohej nga shfaqja e një besnikërie të rreme./ Nga Tatyana Stanovaya“Moscow Times”/

Shënim:Tatyana Stanovaya, themeluese e projektit të analizave politike“R.Politik”,dhe bashkëpunëtore në think-tankun “Carnegie Moscow Center”

/b.h

Next Post
big-brother-676×405

Surprizohen banorët e Big Brother Vip, helikopteri hedh një buqetë me lule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In