• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reportazhi i ‘France 24’: Shqipëria, destinacioni i ri turistik! Vend me çmime të pakrahasueshme

by
24/12/2022 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një destinacion i injoruar për shumë kohë, Shqipëria kombinon kulturën dhe bregdetin, e ofron një alternativë ekonomike të plazheve të famshme greke. Një destinacion ende i panjohur mirë, por që nuk do të mbetet i tillë për shumë kohë. Kështu shkruhet në reportazhin e France 24  që përmend Shqipërinë e bregdetit dhe të kulturës.

Reportazh

Në pamje të parë, ky vend ka tendencën të ngjallë pak mosbesim, nga disa filma me klishe të vjetëruara që e tregojnë vendin si jo të sigurtë e jomikpritës për të huajt, në sfondin e mafies dhe trafikimeve. Por surprizohesh kur mbërrin në aeroportin e Tiranës. Jo vetëm që standardet ndërkombëtare janë mëse të respektuara, por përkundrazi, asgjë nuk ndryshon nga mbërritjet në fqinjin italian, për shembull.

Tirana si fillim, kryeqyteti shqiptar që është në fazën e metamorfozës dhe është kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, ofron një panoramë shumë moderne me ndërtesat e saj të reja, por edhe ndërtesat e saj historike si bashkia e qytetit, me stilin e kohës së Musolinit, si dhe xhamia e saj mijëravjeçare që ia vlen të vizitohet. Ky qytet që harmonizon stilin osman dhe atë sovjetik, ofron një mori ngjyrash pastel.

Në qendër, sheshi i famshëm Skënderbej është një pikënisje e mirë për të çelur atmosferën. Një shëtitje natën, për shembull, do t’ju tregojë të gjithë vrullin e kryeqytetit shqiptar. Sheshi kryesor i Tiranës fitoi çmimin për hapësirën më të mirë publike në Europë për vitin 2018.

Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës, të riut dinamik Erion Veliaj, këtu është menduar gjithçka për t’ua “lehtësuar jetën vizitorëve”. Vendi që doli nga komunizmi në vitin 1992 mban ende plagët e historisë së tij të dhimbshme. Diktatori Enver Hoxha, një  adhurues i Francës që kishte studiuar atje, e mbushi qytetin me një mori bunkerësh që janë ende të dukshëm dhe të hapur për publikun, si shenjat e një lufte të ftohtë, që shënjoi vendet e Ballkanit.

Shqipëria është e mbushur atraksione turistike

Shqipëria është një vend në Europën Jugore, plot me atraksione turistike. E vendosur në bregdetin e Adriatikut, Shqipëria ka shumë plazhe me rërë dhe ofron vendndalime bregdetare të mirënjohura, si Durrësi, qyteti i dytë më i madh në vend, me 200.000 banorë dhe porti kryesor i vendit, që ndodhet vetëm 30 minuta nga Tirana, kryeqyteti.

Themeluar nga ilirët në vitin 627 para lindjes së Krishtit, Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Europës. Amfiteatri romak i qytetit, i ndërtuar në shekullin e dytë para Krishtit, është një nga më të mëdhenjtë të Perandorisë Romake, që mund të mbajë deri në 20,000 spektatorë. Vendosur në qendër të qytetit, ky amfiteatër është tashmë i rrethuar nga ndërtesa banimi, që së shpejti do të prishen, për të rishenjtëruar vendin.

Më në lindje të vendit, dy orë me makinë nga kryeqyteti, rekomandohet të vizitoni qytetin e Beratit, një qytet i shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s. Një qytet i famshëm për gurët e tij të vjetër dhe shtëpitë tipike. Berati quhet qyteti i një mijë dritareve, prej shtëpive të vjetra në shpatin e kodrës, ku dritaret duken kaq të shumëta, në një paletë ngjyrash që ngelin gjatë në memorie. Nga ura e qytetit mund të shihni një pamje panoramike të kësaj bashkësie arkitektonike, një nga më të bukurat në vend. Një qytet antik ku ndikimet osmane përqafojnë ndërtesat moderne. Për të mos u humbur në majë të qytetit, pas një shëtitjeje të bukur e të disniveluar, gjendet kalaja madhështore, që duhet eksploruar në këmbë.

Për të pushuar, Restorant Klea në majë të kodrës, do t’ju ofrojë një strehëz tepër paqësore. Aty është një gjyshe që gatuan pjatat tradicionale të vendit. Qoftet dhe musaka-ja e tyre janë mbresëlënëse! Bérenger Thibaut, një francez që jeton këtu prej vitesh, është i bindur për pasuritë turistike të Shqipërisë. Drejtor i agjencisë së specializuar të pritjes së turistëve, “Holidays Albania”, ai vë bast për bumin turistik që pret Shqipërinë, dhe i këshillon francezët që të vijnë këtu përpara se turizmi masiv të pushtojë këtë vend ende të ruajtur mirë e kaq mikpritës.

Nëpërmjet agjencisë së tij, Hicham dhe Carole, një çift francez nga Lioni, erdhën për të vizituar Shqipërinë dhe Beratin në veçanti, duke zgjedhur formulën Autotour: “Ne jemi të pavarur dhe në liri të plotë. Jemi të lirë të qëndrojmë në një vend ose të ndryshojmë itinerarin sipas dëshirës tonë”.

Hicham vlerëson veçanërisht sensin e mikpritjes së shqiptarëve: “Unë jam me origjinë libaneze. Mendoj se ka shumë ngjashmëri në sjelljen e njerëzve. Është një vend shumë i bukur dhe t’a vizitoja më bëri të ndryshoj këndvështrimin tim”.

Por për të qëndruar aty, duhet të largoheni pak nga qyteti, të qëndroni në mes të natyrës, për shembull në Roshnik ngjitur me Beratin, te Agrista, streha e agroturizmit. Do të humbisni në vreshtat që i përkasin të njëjtës familje prej dekadash. Pronari qëndron i palëkundur në historinë e vendit si dhe në mënyrën e tij të të bërit raki, një pije vendase shumë e fortë që përmban 45% alkool, si dhe verën e tij. Pamja 360 gradë e maleve dhe fushave përreth është e mrekullueshme.

Një tjetër xhevahir historik i vendit, Gjirokastra, perla e fshehur e Ballkanit, e njohur zakonisht si qyteti i gurtë, me një arkitekturë unike në të gjithë botën, që daton që nga epoka osmane. Një tjetër perlë e njohur nga UNESCO që ia vlen të vizitohet. Mos e humbisni vizitën e kalasë së qytetit.

Melodi nga Korsika dhe Luberoni

Pas kulturës, nisuni drejtë plazhit. Këtu, infrastruktura rrugore është e mirëmbajtur; autostrada do t’ju çojë në jug brenda një kohe të shkurtër, sepse për plazhet shqiptare ia vlen të devijosh. Nga Vlora e më tej, peisazhet të lënë pa frymë. Një rrugë spektakolare dhe madhështore përmes malit që zhytet drejt detit. Panorama madhështore që nuk kanë asgjë për të patur zili nga fqinji grek. Në det të hapur, do të shihni brigjet e ishullit të Korfuzit.

Një rrugë shpesh gjarpërueshe, që të jep mundësinë për të admiruar spektaklin e detit, që ndryshon me ritmin e dritës së pranishme kudo, përpara se të mbërrish në Dhërmi, ndër vendet e para bregdetare të zhvilluara në Shqipëri.

Vendosur në detin Jon, plazhi Sanur është një nga vendet më të preferuara. Atmosferë shik, beach bar-e moderne, pra asgjë për t’u patur zili nga Saint-Tropez, por me çmime shumë më të lira.

Mbi Dhërmiun, mos e humbisni qytetin antik. Gurët e vjetër i japin të gjithë qytetit një frymë Italiane. Në majë, qëndronte dikur një kishëz; ndërtesë tashmë e restauruar dhe e shndërruar në një hotel-butik luksoz: Zoé Hora. Këtu, gjen pak frymë nga Riviera Franceze.

Pronari Laurens, i cili ka kryer studimet në Greqi përpara se të kthehej këtu për të krijuar këtë parajsë paqeje, donte të nxirrte në pah bukurinë e thjeshtë të vendit. Një vend disi diskret, me një pishinë marramendëse, një restorant e një kantinë shumë të mirë pajisur: Saint Emilion, Château Margot, Cristal Roederer… Luks në qetësi dhe diskrecion.

Dhërmiu është në fakt një përzierje e Ibizës me një fshat të vogël, tradicional e të largët: energji e re por edhe traditë. Për të qëndruar aty, Hotel Natali, që mban emrin e vajzës së vogël të pronarëve Tony dhe gruaja e tij Helen, është një hotel tipik familjar i cili i ofron pushuesëve dhoma të mëdha, me ballkone me pamje nga deti. Një vend që frekuentohet si nga turistët, po ashtu edhe nga shqiptarët, e që ofron një kuzhinë tipike vendase.

Në kthim, pak më larg, ndodhet fshati sharmant i Himarës dhe kalaja e saj e lashtë. Gurë të vjetër të bardhë që të kujtojnë Greqinë fqinje. Hardhitë zbukurojnë rrugicat e ndriçuara nga dielli. Disa shtëpi të braktisura i japin qytetit një bukuri të vjetër.

Një vend me çmime të pakrahasueshme

Me pak fjalë, Shqipëria mund të përjetojë të njëjtin bum turistik si fqinji kroat, sepse i ka të gjitha vlerat! Një vend që tërheq prej kohësh turistë që duan pushime ekonomike, sepse një nga avantazhet që ka, janë çmime e ulëta, por gjërat ndryshojnë. Në vitin 2021, 5.3 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë; i njëjti nivel me periudhën përpara Covid.

Shqipëria është padyshim destinacioni që duhet zbuluar, përpara se të zbarkojnë turistët masivisht. Një shenjë: grupi Accor dhe 65 milionë klientët e tij në mbarë botën do të hapin disa hotele aty. Një fushë kjo ende pak e zhvilluar në vend.

/e.d

Next Post
Kryeministrja serbe: Heqja me dhunë e barrikadave në veri të Kosovës do të ishte një sulm ndaj…

Kryeministrja serbe: Heqja me dhunë e barrikadave në veri të Kosovës do të ishte një sulm ndaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com