• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reportazhi i BBC/ Rruga e trafikut të kanabisit në Europë dhe pse është e vështirë të mbyllet: Shqiptarët janë të fortë dhe…

by Java News
07/12/2020 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjigandi britanik BBC është ndalur të shkruajë në një artikull të gjatë për rrugën më të madhe të kanabisit dhe sipas medias prestigjioze bëhet fjalë për kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Tashmë jemi në terrenin e tyre”. Kështu thotë një prej agjentëve grek të antidrogës për britaniken, i cili patrullon në kufi i armatosur dhe i pajisur me jelek antiplumb.

BBC shkruan se kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë është rruga më e madhe e trafikut të kanabisit në Europë. Britanikja u ndal në një fshat kufitar helen, në Haravgi pranë Janinës.

“Nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër që të shënjojë kufirin”, shkruan BBC.

Ndërkohë agjentët grekë kanë thënë se droga trafikohet nga shqiptarët që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit.

“Janë njerëz të fortë dhe dinë ta kalojnë kufirin si gishtat e dorës. Mund të mbijetojnë me ditë në pyll”, është shprehur oficeri grek Lambro Tsoumanis.

Sipas BBC-së, që prej fillimit të vitit, policia greke ka konfiskuar 1.5 tonë kanabis.

“Dy vite më parë ata sekuestruan rreth 9 tonë”, shkruan britanikja.

Trafikuesit zakonisht të armatosur me kallashnikov mbajnë çanta të mbushura me kanabis deri në 50 kilogramë. Ata e fshehin drogën në zona të caktuara, në një pemë të madhe ose burim.

Më pas janë anëtarët e rrjetit grek që marrin çantat me drogë. Një kilogram kanabis shkon deri në 1000 Euro me çmim shumice në Shqipëri, shkruan BBC, duke shtuar se baronët e drogës në Itali ose Greqi paguhen me dyfishin e këtij çmimi.

Policia organizon herë pas here operacione në dy anët e kufirit, por trafikimi nuk ndalon ndonjëherë. Gjithçka duhej të ndryshonte në verën e viitit 2014, kur policia shkatërroi rritjen masive të drogës në Lazarat.

“Beteja e policisë zgjati për disa ditë. Ndaj tyre u qëllua me granata dhe plumba, por në fund autoritetet shkatërruan më shumë se 10  tonë marijuanë, mijëra rrënjë kanabis ndërkohë që u konfiskuan armë zjarri”, shkruan BBC.

Në 2016-ën, rritja e kanabisit në Shqipëri u shtri në të gjithë vendin shkruan britanikja duke cituar një raport të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Sipas medias prestigjioze kanabisi ishte shumë përfitues për fshatarët si dhe për grupet e krimit  të organizuar që e shisnin atë në Bashkimin Europian.

“Për një gjeneratë të rinjsh shqiptarësh ky treg i paligjshëm ofroi një mënyrë të mirë për të bërë para, njësoj siç bëri për punonjësit publikë, policët dhe politikanët”, citohet raporti i Iniciativës Globale.

BBC ka treguar historinë e një 39-vjeçari nga Vlora. Artani ka shpjeguar për britaniken si të bësh para derisa të kapesh ngë autoritetet.

“Mund të korruptosh shefin e policisë lokale ose agjentët antidrogë, por nëse të spiunon dikush, atëherë je vetëm”, ka treguar ai nga një lokal në qytetin e Vlorës.

Emri i tij i vërtetë në fakt nuk është Artan. Megjithatë ai thotë se kaloi dy vite në Itali dhe më pas u kthye për ta drejtuar këtë biznes nga shtëpia e vet.

“Këtë vit gjetëm një tokë të mirë pranë Tepelenës, 3 orë në këmbë në mal”, ka thënë ai.

Ai pretendon se ka mbjellë 50 mijë rrënjë kanabis vetëm këtë vit.

“Një numër shumë i lartë edhe për standardet shqiptare”, shkruan BBC.

Artani u tregon se si përkujdesen për kanabisin.

“Ka tre rregulla. Aksesi tek uji, qëndro larg policisë dhe durim”, shprehet ai.

Kur kanabisi bëhet gati për shitje dërgohet në një fshat pranë kufirit. Aty trafikuesit e marrin me këmbë ose me mushka dhe e çojnë drejt Greqisë.

“Kryeministri Edi Rama premtoi se nuk do të kishte pushim në luftën kundër drogës pasi nxiste për hyrje në BE. Por pak ndryshoi pasi prodhuesit e kanabisit nisën të gjenin tregje të reja dhe jo vetëm Greqinë e Italinë, por Turqinë, Gjermaninë, Holandën dhe Britaninë”, shkruan BBC.

Gjigandi britanik është ndalur edhe tek propozimi i Ramës për ta legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor.

“Në Maj, ai njoftoi papritur se qeveria ka nisur punën për të legalizuar kanabisin mjekësor dhe se kultivimi illegal i drogës është nën kontroll”, shkruan BBC, duke shtuar se Shqipëria jo vetëm që duhet të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por për këtë duhet që të bindë edhe BE-në.

Sa i përket legalizimit të kanabisit mjekësor, BBC thotë se disa eksperienca nga vendet fqinje sugjerojnë që nuk do të ndihmojë këtë fenomen.

“Greqia legalizoi kanabsin mjekësor, por pati pak impakt në ekonomi. Në Maqedoninë e Veriut prodhimi i kanabisit është i ligjshëm, por kanabisi dhe vaji i tij po ruhen në magazina. Sa më gjatë të qëndrojë aty, aq më i madh rreziku që të gjejë rrugën drejt tregut të paligjshëm”, shkruan BBC./tvklan

g.kosovari

Next Post
“Partitë e lodhura nuk dhanë asnjë ndihmë”, Veliaj: Do të dalim faqebardhë nga procesi i rindërtimit

“Partitë e lodhura nuk dhanë asnjë ndihmë”, Veliaj: Do të dalim faqebardhë nga procesi i rindërtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In