• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

REPORTAZH/ Të varfërit dhe karantina “e rreme” në Tiranë

by Java News
22/03/2020 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbrëmje dëgjohen vetëm të lehurat e qenve. Zhurma e fshesave të mirëmbajtësve të rrugës. Tek tuk, rrugët e ndriçuara të Tiranës përshkohen nga makina të rralla, që asesi nuk janë private, ndoshta të ndonjë agjenti policie që merr turnin. Makinat e ushtrisë kalojnë herë pas herë nëpër kryeqytet, postblloqet që gjenden në akset kryesore të qytetit hapin krahun për to. Gjatë gjithë ditës nëpër qytet gjëmuan sirenat e mjeteve të ushtrisë, ndonjëherë edhe me urdhëra për të qëndruar në shtëpi dhe ndonjëherë edhe me këshillën: lani duart.

Tirana dhe gjithë vendi ka hyrë në karantinë. COVID 19 është më kërcënues se asnjëherë, ndonëse shifrat e të prekurve raportohen përmes konferencave pak e nga pak. Bashkë me natën , rrugëve ju bashkohen në të rrallë edhe motorçikletat. Ato transportojnë pica drejt familjeve të mbyllura. Një çift të moshuarish çapiten me lodhje në mes të Tiranës së kthyer në qytet gati fantazëm.

Kanë udhëtuar nga spitali ku burri ka qenë shtruar dhe përsa kohë nuk kishin as auto-ambulancë, as taksi, as fëmijë pranë që t’i merrnin, ata  po ecin ecin vetëm për t’u kthyer në banesën e tyre. Ata e kanë shtëpinë tek Komuna e Parisit dhe mes për mes natës që ka rënë, të moshuarit  kanë ende rrugë për të përshkruar nga qendra e kryeqytetit.

Një infermiere që kalon përmes pedonales shfryn me nerva. Edhe ajo ka përfunduar turnin dhe ndjehet e lodhur jo vetëm nga puna, por edhe nga kontrollet e shumta. Të gjithë i kanë kërkuar dokumentin , të gjithëve ju ka treguar badgen e punës. “Nuk kisha mundësi të bleja ushqime për fëmijët” – thotë gruaja se “ isha në punë. Do sajohem dy ditë janë ndalim qarkullim”.

Por gjatë ditës radhët ishin mjaft shqetësuese nëpër dyqane, gjatë fashës kur lejohej dalja nga shtëpia. Nga ora 5:00 deri në orën 13:00, dikush vraponte sikur po shijonte rrugët për herë të fundit, një tjetër kishte nxjerrë fëmijët xhiro, pastaj dy orët e fundit të liridaljes të gjithë u grumbulluan nëpër furrat e bukës, supermarket, farmaci. Disa marrin bukë, në dyqanet ushqimore blihet çdo gjë. Pasi deri të hënën në orën 5:00 do jenë në karantinim, deri sa të dalin sërisht rregulla të reja. Për fanatikët e kafesë, makiato në dyqanet e bukës është një nga çastet kur shkelet distanca sociale, largësia 1 metër nga njëri- tjetri.

Kur troket ora 13:00, të gjithë ata që kanë mbetur në rrugë shpejtojnë për t’u kthyer në shtëpi. Ndalimi i qarkullimit sapo ka nisur. Shitësit mbyllin me shpejtësi të rrufeshme qepenat e dyqaneve . Radhët para tyre janë zhdukur me një të kërcitur të gishtave . Kush ka mbetur ende jashtë shtëpisë ose dëgjon një sirenë policie mbas shpine , efektivë policie që e ndalojnë dhe e pyesin dhe autoporlantë që njoftojnë “kthehuni në shtëpi”.  Nëpër rrugët e boshatisura  vërehen koshat e mbeturinave urbane që janë plot. Tek-tuk  makina private dhe kalimtarë që shpejtojnë për të mbërrritur në shtëpi.

Në hyrjen e një bar-i, administratori  ka shkruar “ në zbatim të urdhërit  të qeverisë shqiptare, lokali mbyllet deri në përfundim  të gjendjes gripale”. Qindra  biznese të tjera kanë mbyllur qepenat. Në qytet ka rënë qetësia dhe heshtja e ndalim qarkullimit. Policia afishon nëpër  rrugë  rregullat e reja  për të parandaluar Covid 19 , të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu, për ndalimin  e lëvizjes . “Mbani parasysh-thotë policia, që lëvizjet e mjeteve private lejohen gjatë orëvë për të shkuar në punë”. Dhe shifrat e larta të gjobave dhe makinave të bllokuara e kanë dhënë efektin e tyre.

Për policinë shqetësim është vetëm mbajtja e qytetarëve në shtëpi dhe ruajtja e shëndetit të tyre. Mes qindra memeve që janë kthyer në modë gjatë orëve të karantinimit nuk mungojnë edhe ato ku flitet për krim zero, vjedhje zero, por sherre në shtëpi mes bashkëshortëve mjaft shqetësuese.

Por në të vërtetë shifrat për dhunë në familje janë të ulëta dhe siç shpjegojnë ekspertët kundër dhunës ndaj gruas kjo stepje vjen pasi dhunuesi jeton tashmë nën të njëjtën çati me të dhunuarën. Por një grua në Kamëz nuk është stepur aspak tha një burim i gazetasi.al

Razie C. 50 vjeçe nga Kukësi kërkoi ndihmën e policisë pas konflikteve me bashkëjetuesin. 50 vjeçarja ishte martuar pesë vite më parë me shkuesi dhe nuk kishin bërë celebrime. Njeriun me të cilin familja e martoi është një 57 vjecar S. Sokolaj  që kishte mbi shpinë edhe katër martesa të tjera të dështuara. Sherri ndaj çiftit nisi pa ndonjë  shkak, por të dy ishin aq të acaruar tha një burim policor, sa kur mbërritën në komisariat secili akuzonte tjetrin për dhunë.

Një burim i sigurtë i tha Gazetës Si se gruaja këmbëngulte që partneri ishte bërë i vështirë ditët e fundit, grindej dhe kërkonte shkaqe për sherr duke u kapur pas vogëlsirave. Të njëjtën gjë i tha policisë në Kamëz edhe 57 vjeçari . Me pretendimin se gruaja ishte nevrike dhe i kërcënonte S. Sokolaj i kërkoi gjithashtu urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje

Policiai shpjegoi se për të shmangur ndonjë incident mes të dyve, është telefonuar Qendra për Gratë e Dhunuara për të strehuar gruan , të cilës i është firmosur nga oficerët mbrojtje e menjëhershme.

Por për disa orë rresht Qendra e Grave të Dhunuara nuk ka pranuar të hapë dyert nga frika e koronavirusit. Sic thuhet më tej për Gazetën Si, për disa orë gruaja është strehuar në polici dhe kanë qenë vetë agjentët e këtij komisariati që i kanë blerë madje edhe ushqim dhe ujë.

Kjo gjendje ka zgjatur disa orë negociata, derisa strehëza ëdhtë bindur për gjendjen shëndetësore të gruas, e cila konsiderohet e shpëtuar nga dhuna në familje .

Karantina në shtëpi nuk është e lehtë. Për herë të parë këto ditë të karantinës policia e kryeqytetit ka rregjistruar  një përplasje fizike babë e bir. I arrestuari sipas burimit të Gazetës Si quhet Enver M. Ai është i moshës 65 vjec tregon burimi i policisë dhe jeton në një hyrje në katin e parë në rrugën “Grigor Heba”. Pasi kanë qëndruar gjithë ditën në shtëpi dhe pasi kanë pirë edhe ndonjë gotë raki, sic duket ca nga stresi dhe ca nga alkooli, 65 vjeçari sapo është ulur për të ngrënë bukë, befas ka marrë thikën dhe ka goditur të birin. I dëmtuari është i moshës 34 vjec. Ai ka dalë menjëherë jashtë dhe rezulton të ketë njoftuar policinë në numrin pa pagesë.

Por kur policia mbërriti, djali i është lutur policisë që mos t’ia arrestonin të atin, pasi ishin shumë të stresuar edhe nga situata dhe nga varfëria. Megjithatë Enveri do dalë para gjykatës të dielën për veprën dhunë në familje dhe plagosje e lehtë me dashje.

Referuar urdhërit për të patur kujdes për të dërguar qytetarë në qeli pasi rrezikohet shpërndarja e COVID 19, pritet që prokuroria të kërkojë masën detyrim paraqitje me kushtin që Enver M. mos të afrohet 500 metra në banesën ku jeton tashmë i biri. Nëse 65 vjecari do të shprehet se nuk ka asnjë mundësi ku të strehohet ,  me gjasë  prokuroria mund të ndryshojë qëndrim dhe të kërkojë arrest me burg, pasi në kohën e karantinimit nga COVID 19, edhe nëse qëndron jashtë shtëpisë i dyshuari rrezikon gjobitjen.

Kështu i ndodhi një burri të moshuar, i cili teksa kishte thyer karantinimin në shtëpi, u gjobit pesë herë nga policia.

“Nuk kam asnjë mundësi si ta paguaj, kështu që gjobisni sa  të doni”, tha ai.  I moshuari nuk na e tregoi emrin por na tha se jetonte vetëm. Fëmijët i kishte larg dhe për të ky ishte momenti “kur donte të shijonte lirinë’?!!! në paqe me virusin vdekje prurës….

Kur ky shkrim po mbyllej ishte ora 22.00 e së shtunës. Nesër është një ditë e gjatë izolimi… asnjë nuk duhet të dal. Tirana do të hesht nesër, por brenda mureve të shtëpive të saj asgjë nuk është si më parë .. të varfërit kanë nisur të irritohen.(SI)

Next Post
Kosovë/ Shifra e të infektuarve me coranavirus shkon në 31 persona

Kosovë/ Shifra e të infektuarve me coranavirus shkon në 31 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In