• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reportazh / Një ditë me kombëtaren në Trevizo

by
02/09/2015 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kombetarja gjate stervitjes
Kombetarja gjate stervitjes

Reportazh / Një ditë me kombëtaren në Trevizo

Nga Trevizo, Roland Luçi

Ka qenë një ditë thuajse festive për kombëtaren tonë, ajo e djeshmja. Teksa ndodhet në Trevizo të Italisë, në “Ca del Poggio”, duke u përgatitur për ndeshjen kualifikuese të 4 shtatorit në Kopenhagë, De Biazi dhe të tijtë i kanë hapur dyert për tifozët. Dhe këta të fundit nuk kanë munguar, kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Italisë dhe shteteve fqinje për t’i takuar, përshëndetur dhe përcjellë nga afër kuqezinjtë në stërvitjen e pasdites.

Kombetarja gjate stervitjes
Kombetarja gjate stervitjes

Pranë përfaqësues sonë është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që ditën e parë të grumbullimit. Atmosfera është mjaft e ngrohtë mes lojtarëve, të cilët grupo-grupe dalin ndonjë xhiro në Kodrat e Trevizos, ku ajri është shumë i pastër dhe temperaturat krejt normale. Një vend i mirëstudiuar nga De Biazi për këto ditë përgatitjesh në prag të kualifikueses së radhës, larg presionit mediatik të Tiranës, larg zhurmës së madhe të pushuesve të shumtë në bregdetin e Durrësit.

Roland Luçi me kapitenin kuqezi, Lorik cana, dhe trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi
Roland Luçi me kapitenin kuqezi, Lorik cana, dhe trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi

Personalisht kam udhëtuar nga Austria për të qenë pranë kombëtares, për të parë nga afër se çfarë “zien” aty brenda para një transferte delikate, të vështirë e mjaft të rëndësishme. Takojmë presidentin Armand Duka, i veshur sportiv, që djeg një cigare puro here pas here, dhe bisedojmë për situatën në kombëtare, por edhe futbollin shqiptar në tërësi. Duket bukur që një president t’i qëndrojë kaq afër ekipit përfaqësues gjatë gjithë ditëve të grumbullimit. Para se të jetë president, Duka është një tifoz i thekur i kuqezinjve. Takohet e bisedon me ta, në grup e veç e veç.

Mundohet të daravisë çdolloj presioni që mund të ekzistojë në skuadër para një ndeshje të tillë, duke thënë se nuk mbaron këtu fushata kualifikuese e Europianit 2016. Për Shqipërinë ka mundësi reale për të siguruar fazën finale në Europianin e Francës, por duhet qëndruar me këmbë në tokë, ndeshjet duhen marrë një e nga një. Besimi për këtë arritje historike të kombëtares është prezent te Armand Duka, gjë të cilën mundohet ta transmetojë te të gjithë lojtarët. Sepse, vetë De Biazi, nuk ka nevojë për “karikim psikologjik”.

Ai ka gjetur mënyrën e tij për ta rritur adrenalinën e futbollistëve që ka në dispozicion. Pikë së pari, i trajton kuqezinjtë me shumë ngrohtësi. I mban afër, bën shaka me ta, madje me ndonjë prej tyre, si Kaçe, nuk ngurron ta kapë edhe për faqesh. “Një lojtar kaq trupvogël dhe që bën një punë kaq të madhe,” – thotë trajneri, tashmë me pasaportë shqiptare, për mesfushorin e PAOK-ut në Greqi. Dhe ka të drejtë. Ergys Kaçe është “motorri” i kombëtares sonë, pavarësisht moshës së re që ka.

Kapiteni Lorik Cana, i afërt dhe inkurajues për gjithë shokët e kombëtares
Kapiteni Lorik Cana, i afërt dhe inkurajues për gjithë shokët e kombëtares

Një lojtar gjithnjë në rritje, “vdekjeprurës” në goditjet e dënimit, me shumë vizion për lojën, luftarak dhe që s’u bën bisht dyluftimeve, edhe nëse kundërshtari është dyfishi i tij. Për të biseduar me De Biazin është paksa e vështirë. Tifozët e shumtë shqiptarë mundohen t’i rrëmbejnë ndonjë foto dhe ai mundohet të mus ua prishë. Fundja, i ka ftuar vetë ta mbështesin kombëtaren në këto ditë përgatitjesh anti-Danimarkë, ndërsa e di fort mire se edhe Kopenhaga do të vishet kuqezi më 4 shtator.

 Trajneri De Biazi është 100 përqind i angazhuar dhe përqendruar te përgatitjet. Merret edhe me detajet më të vogla, sepse nuk dëshiron t’i mbesë asgjë rastësisë në ndeshjen e 4 shtatorit. Sa në fushën e blertë, kur ndërhyn me këshilla në stërvitje, sa në biseda me lojtarë të ndryshëm. Veç e veç, sa në studimin e kundërshtarit përmes pamjeve televizive, De Biazi duket “deri në fyt” me punë. Eshtë ndeshja e karrierës, sikurse e ka konsideruar vetë ai, ndaj duhet luftuar euforia, ndjenja e inferioritetit e çdo gjë që mund t’i dëmtojë të besuarit e tij.

Ka shqetësim për lëndimin e Hysajt, me të cilin merret intensivisht stafi mjekësor, ndërkohë që e shohim të afrohet e flasë shpesh me Ajetin e Xhimshitin. I ka në fokus këta dy lojtarë për mbrojtjen, por kërkon të sigurohet mirë për formën fizike të të parit, ende pa ekip, dhe të largojë emocionet e të dytit, që e ka për herë të parë grumbullimin me Shqipërinë. Si çdo debutues, edhe ai ka nevojë për një trajtim të ngrohtë, për t’i injektuar besim e siguri.

Roland Luçi, Erjon Bogdani, Alban Bushi dhe Armando Duka, mbrëmë në Trevizo
Roland Luçi, Erjon Bogdani, Alban Bushi dhe Armando Duka, mbrëmë në Trevizo

Në fund të ditës së martë, një takim brezash: Unë, Alban Bushi dhe Erion Bogdani. Natyrisht, në shqoqërinë e presidentit Duka. Bushi në rolin e menaxherit të kombëtares, ndërsa Bogdani i afruar pranë De Biazit në rolin e zv.trajnerit. Flasim për situatën e kuqezinjve në prag të ndeshjes me danezët dhe në fund bëjmë një foto. Unë e konsideroj si “takim brezash në kombëtare. Qendërsulmues të ekipit tonë kombëtar”. Të tjerë e kanë marrë stafetën aktualisht. Cikalleshi, Balaj, Salihi, Sadiku etj., që djersijnë fort në seancat stërvitore, për të kapur vendin e titullarit ndaj danezëve.

*Telesport

Next Post

Burgosje sa më shpejt: Ja çdo të thotë të jesh djalë kryeministri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In