• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REPORTAZH/ “Çadra e lirisë”, mashtrimi përmes ekranit dhe truku i organizatorëve me ndenjëset

by Java News
11/05/2017 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që shumë përkrahës të hershëm të Partisë Demokratike nuk janë dakord me vendimet e kreut të saj Lulzim Basha dhe janë tërhequr pas, ky tashmë nuk është më një lajm i ri. Nëse do të bëjmë një krahasim me ditët e para të ngritjes së çadrës dhe sot, bie në sy kontrasti i madh në numrin e pjesëmarrësve. Shenjë kjo që interpretohet si mospajtim me kryeopozitarin për një sërë lëvizjesh politike që kanë tentuar ta kthejnë Shqipërinë disa hapa pas.

Truku i organizatorëve me ndenjëset

Largimi i një pjese të madhe individësh, ka detyruar organizatorët që të ngushtojnë hollin ku mbahen fjalimet. Në muajt e shkuar, ndenjëset ku uleshin pjesëmarrësit shtriheshin në një hapësirë më të gjerë, ndërsa sot, ato janë ngushtuar. Kjo rrjedh pasi numri i qytetarëve që vijnë në çadër është minimizuar dhe vendi ku ulen qytetarët ngelet bosh.

Një truk ky për të fshehur braktisjen që i është bërë çadrës dhe për të treguarse në tubimet e zhvilluara vazhdon të ketë ende  pjesëmarrës. Nëse përmes ekranit arrihet të realizohet më së miri kjo “gënjeshtër televizive”, situata në terren dëshmon krejt të kundërtën.

Kush vjen ende në çadër?

Fjalimet e mbajtura nga eksponentë të ndryshëm të PD-së, zakonisht kanë në fokus të tyre shtresën e mesme ku theksi vihet tek qytetari i pambrojtur, tek i pamunduri apo tek njeriu që i është bërë padrejtësi nga sistemi.

Një “lojë” kjo, jo pak e njohur për strategët e politikës.  Nga vëzhgimi ynë i përditshëm, duket qartë se në çadër nuk protestojnë të varfrit dhe të pamundurit, por të mundurit e djeshëm që sot nuk kanë më forcëdhe akses në institucione.

Këtu mund të përmendim militantë partie të punësuar në ish-bashkitë apo ish-komunat e djathta, që sot janë ende në kërkim të pushtetit të dikurshëm. Pjesë e çadrës shpesh here bëhen edhe punonjës të administratave të udhëhequra nga Partia Demokratike. (Kamëz, Shkodër, Pogradec…)

Pas kamerash ata pranojnë se vijnë në tubime të urdhëruar nga krerët e PD-së në zonat e tyre, ku i bëhet presion përmes humbjes së vendit të punës.

“TemA” ka siguruar disa dëshmi të tyre ku tregohet shprehimisht frika që ekziston për vendin e punës nëse mungon në tubimet e zhvilluara në çadër.

Sa i takon të varfërit për të cilin flitet kaq shumë, thuajse nuk duket kërkund. Ngjan ironike por mbase ai nuk mund të ndjehet komod për të protestuar krah njerëzve të rrethuar nga luksi që brohorasin për të minuar sistemin e drejtësisë.

Protestuesit pas fjalimeve të Bashës

“Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë,” kështu është shprehur truri i Microsoft Bill Gates.

Lidhur me këtë thënie të tij, fare mirë mund të hiqet një paralele me atë çka organizatorët e çadrës kërkojnë t’i servirin shqiptarëve: Një revoltë popullore edhe pse populli mungon.

Ajo që vihet re nga terreni është se pas fjalimeve të liderit të Parisë Demokratike Lulzim Basha, qytetarët shpërndahen nga çadra duke ikur në drejtime të ndryshme.

Në çadër ngelen veç disa punonjës të medias që përpiqen të përcjellin lajmet apo ndonjë pjesëmarrës i ardhur së largu.

Sipas monitorimit tonë, pjesëtarët e selisë blu, sapo Basha përfundon fjalimin e tij “vrapojnë” drejt kafeneve apo restoranteve të kryeqytetit.

Një bilanc i thjeshtë

E vendosur përballë Kryeministrisë prej 83 ditësh, tashmë e ashtëquajtura “çadra e lirisë” duket se e ka humbur rrugës qëllimin për të cilën u ngrit.

Përveç ngërçit politik, deri më tani në opinionin e pavarur publik nuk njihet asnjë efekt pozitiv i prodhuar.

Ndërkombëtarët shpesh here kanë vendosur theksin tek dialogu politik i munguar, duke eliminuar këtë formë proteste apo thirrjet për dhunë dhe mosbindje civile.

Këtu mund të kujtojmë se asnjë diplomat i lartë nuk ka shprehur përkrahjen e tij, madje kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj bojkotit të parlamentit.

Eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein i është shmangur çadrës disa here, teksa ka thënë se kreun e PD-së e takon në zyrë dhe jo në çadër.

“Jo, jo. Unë nuk shkoj në asnjë protestë. Jam thjesht i ftuar këtu”, u përgjigj Fleckenstein.

Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe një sërë diplomatësh të akredituar në Tiranë.

Edhe pse Lulzim Basha u kthye nga SHBA me premtimin se ka me vete mbështetjen e Uashingtonit, deri më sot asnjë zyrtar i lartë Amerikan nuk ka shfaqur publikisht mbështetjen që ai pretendoi se kishte. Fjala e kreut të opozitës nga çadra rezultoi të ishte një mashtrim i zbardhur nga koha ku qëllimi i vetëm, ishte për të mbajtur me shpresë ata pak protestues që kanë ngelur brenda çadrës.

Fundi i çadrës dhe çmimi që do paguajë Shqipëria

Referuar historisë, zakonisht protestat lënë pas një çmim për tu paguar nga vendi ku zhvillohen. Ato shoqërohen me kosto financiare, materiale, njerëzore apo politike.

Siç u përmend më lart, edhe në këtë rast tubimi i stërgjatur i Partisë Demokratike pritet ta shfaqë koston e saj në një formë apo në një tjetër.

Deri më tani, ato që dihen sipas statistikave të agjensive turistike, është se turistët gjithnjë e më tepër po anashkalojnë Tiranënpër shkak të kaosit të krijuar.

Një kosto tjetër për tu paguar është ngërçi institucional i krijuar për plotësimin e pësë kërkesave të vendosura nga Bashkimi Europian.

Gjithsesi këto rezultojnë kosto mjaft të vogla kur kujton sfilitjen që po i bëhet implementimit të reformës në drejtësi, që është shpjegimi kyç i të gjithë revoltës artificiale të opozitës.

TemA

ma.me

Next Post

TROPOJE/ Prangosen babë e bijë, u kapën me armë dhe drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com