Replikat/Deputetja demokrate, Beqjas: Nuk ruajte dot modelet e Nard Ndokës
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kryetarja e Komisonit të Shëndetësisë, Albana Vokshi kanë replikuar sot për ligjin e barnave. Vokshi deklaroi se Agjencia e Kontrollit të Barnave është më e korruptuara, ndërsa Beqaj i tha se në kohën e qeverisë Berisha u licencuan barnat në dy ditët e fundit të qeverisjes. “Sot procedura e kontrolleve është shumë e gjatë”, tha ai.
Më tej Vokshi akuzoi se sot po i hapet rrugë pa asnjë kriter çdo ilaçi nga Ballkani. “Kush është klienti i qeverisë që përfiton nga ky projektligj?”, pyeti Vokshi, ndërsa shtoi se “Barnat nga India ambalazhohen dhe më pas shiten”.
Ministri sqaroi më tej se ka një sërë hallkash që kontrollojnë barnat, ndërsa deputetja e PDsë e cilësoi ministrin si simbol të klientelizimit.
REPLIKAT
Beqaj: Nuk ka mungesë ilaçesh në spitale.
Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Në qendra shëndetësore mungojnë shiringat dhe pambuku. A i dini ju këto z. ministër?
Beqaj: Kjo ishte sjellje e pritshme prej teje si specialiste e ilaçeve firmato. Vokshi: Vëre në punë Senatoriumin. As nje koronarografi nuk bëhet sot atje. Kam një mesazh që dikush më thotë se ka 3 muaj që nuk merr ilaçin e së ëmës për kancerin.
Beqaj: Kjo historia jote e Facebookut është bërë në modë. Si Facebooku i Saliut.
Vokshi: S’ta them dot emrin se e heq nga puna. Ju e keni bërë terror dhe diktaturë këtu.
Albina Deda: Mungojnë një sërë ilaçesh..
Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin. Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë tek ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s’di dhe s’pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi.









