• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Replikat me gazetarin, Rama: Shpifni dhe askush s’do t’ju thotë “plaç”, por mos ushtroni lirinë e shkeljes së etikës

by A R
03/07/2022 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama duket i prerë kur thotë se nuk do të lejojë të shkelen normat etike në konferencat e tij për shtyp.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se qeveria u tërhoq për të normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim dhe jo nga frika e presionet.

“E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që në emër të lirisë së medias kërkojnë legjitimim për lirinë e shkeljes së normave etike deri brenda konferencave të mia për shtyp, sepse jashtë tyre tanimë kjo liri është e legjitimuar plotësisht! Por kërkesa s’mund të plotësohet. Jemi tërhequr nga përpjekja për ta normuar ligjërisht lirinë e shpifjes dhe të fyerjes, që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë përmasa katastrofike! Nuk e kemi bërë as nga frika, as nga presionet po si reagim konstruktiv ndaj kërkesës së komunitetit mediatik për vetërregullim. Ku është vetërregullimi? Nejse, do ta presim pa shpresë se do vijë”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kryeministri është ndalur edhe tek debatet që ka pasur me gazetarët gjatë konferencave të tij për shtyp. Kreu i qeverisë thotë se gazetarët nuk janë të mirëseardhur për ta pyetur atë kur ata në mënyrë të përsëritur shkelin etikën.

“Por ndërkohë nuk ka për të ndodhur që të legjitimohet liria e shkeljes së normave etike sy më sy në praninë time. E kam ndryshuar ka kohë qasjen time, jo se janë zhdukur kazanët po se kam reaguar ndaj kritikave. Por ja që asgjë s’ka ndryshuar nga ana tjetër, përkundrazi, megjithëse asnjë gazetari e asnjë medieje nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë nga kjo qeveri dhe megjithëse disponimi ndaj pyetjeve e kërkesave për informacion ka qenë maksimal, janë shtuar shpifjet e është ulur rankimi! Si përfundim: Shpifni, gënjeni, sajoni, shkruajeni e fliteni shqipen keq sa të doni, sepse askush nuk do t’ju thotë “plaç”, po mos prisni që dhe kur vini për të pyetur mua të ushtroni publikisht në mënyrë të përsëritur lirinë e shkeljes së etikës dhe përsëri të jeni të mirëseardhur”, shprehet më tej Rama në Twitter.

Kujtojmë që në konferencën për shtyp të premten, kryeministri Edi Rama përjashtoi një gazetar pas pyetjes që ky i fundit i bëri ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

“Do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit ndërkohë vazhdon mban fjalime. Për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim, përgjigjet e radhës do e marrësh pas tre muajsh, në Tetor hajde”, shprehej Rama gjatë asaj konference drejtuar gazetarit.

/a.r

Next Post
Vala e të nxehtit vret 54 kanadezë

Dielli shkakton probleme serioze në shëndet! Dermatologët: Kujdes edhe nga infeksionet bakteriale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In