A keni dëgjuar ndonjëherë për reperin Azet? Ai është ndër më të rinjtë në tregun shqiptar, ndërsa raportohet të jetë përfshirë në një sherr masiv në kryeqytetin e Kosovës.
“Prive” bën me dije se sherri, ku ka qenë pjesë edhe reperi shqiptar, ka ndodhur në parkingun e një hoteli ku ai së bashku me shoqërinë e tij dhe disa shqiptarë me banim në Zvicër, janë përleshur me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje ka mbërritur policia të cilët kanë kontrolluar veturat luksoze të dy grupeve dhe dhomat e tyre të gjumit.
Në cilësi të provave materiale policia ka sekuestruar disa shkopinj bejsbolli, por asnjë prej djemve nuk është arrestuar./a.m.