XXXTentacion, një prej reperëve më popullor në skenën e muzikës rep në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vra mbrëmjen e kësaj të hëne.
Krimi i rëndë ndodhi në Florida, ku këngëtari i ri, u vra me të shtëna pistolete.
Reperit, emri i plotë i të cilit është Jahseh Dwayne Onfroy, 20 vjeç, i ishte bërë pritë, teksa dilte nga një koncensionar motoçikletash në veri të Fort Laudardale.
Nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë vrarë gjatë një tentative grabitje, por pista kryesore ku po hetohet, është ajo e ekzekutimit të një prite.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj 20-vjeçarit, ndërsa më tej u larguan me një makinë, shkruan noa.al.
XXXTentacion gjeti vdekjen gjatë transportimit për në spital./a.m.










