Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga reparti i Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës në të cilin janë bërë investime të reja.
Krahas pamjeve, Rama shkruan se në këtë repart janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për qytetarët.
“Dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.