• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rënia e PD-së është e pakthim. A do ketë edhe PS-ja të njëjtin fat?!

by Ben Andoni
30/06/2017 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Partia Demokratike është në rënie të lirë. Kjo nuk do shumë për t’u konstatuar. Asgjë nuk mund ta ndalë më në trendin e saj rënës. Rënia e saj po përshpejtohet sepse kinse edhe ata që nuk e duan këtë gjëndje, indirekt po e ndihmojnë paq. Vërtetë Basha është shkaktari de jure i katrahurës së vitit 2017, porse z. Berisha është aty realisht me këshillat dhe orientimet, që nuk është se janë treguar shumë efikase. Dhe, çuditërisht qoftë edhe ata që duan ta reformojnë PD-në mezi e përmendin ose nuk e përmendin fare. Nëse në të gjithë ekuacionin e fundit të humbjes do të fusësh edhe paratë e hedhura për blerjen e votës, që u paralajmëruan që në zgjedhjet lokale të Dibrës, atëherë situata bëhet e dhimbshme sepse formula merr përsipër shqyrtimin edhe të PS-së. Kjo e fundit po akuzohet shpesh e më shpesh për blerje votash porse nga tjetër askush nuk mund t’i provojë. Ashtu si vetë PS-ka ka akuzuar LSI-në për blerje masive dhe kjo e fundit vice versa. Duket si një karusel i madh që i mban të gjithë në një rrotull që s’ka fund.

Por PD-ja në çdo parashikim të mundshëm nuk ngrihet dot më aty ku ka qenë sepse të vetmit njerëz që kanë fuqinë janë Berisha dhe Basha. I pari ka fuqinë historike dhe ingranazhet e ngritura me kohë që i funksionojnë për inerci, kurse i dyti konjukturat e reja që i ka ngritur po me bekimin e Berishës. Eduart Selami është kandidat shumë i mirë për këtë stad, por tepër i paqëm për një parti, ku sot janë të gjithë kundër të gjithëve.

Në një skenë më të madhe, duhet thënë se PD-ja dhe PS-ja janë aktorët kryesorë të tranzicionit shqiptar. Nga një shqyrtim i thjeshtë mund të kuptosh sesi janë bërë privatizimet e vendit, sesi është luajtur  me interesat e vendit të realizosh se njësoj ato ndajnë përgjegjësitë. Dhe, si për ironi, njohësit e mirë të historisë së tyre, përsërisin të njëjtën gjë se atyre u mungon krejtësisht shtrati ideologjik dhe janë kthyer thjesht në njësi që përfitojnë.

Në rastin e PD-së që ka marrë e para rrugën e arkivimit, historia po e dënon keq për atë zhgënjim të madh dhe mashtrim që i bëri shqiptarëve që iu bashkuan me shpirt pas viteve ‘90. Vlerat morale dhe cilësitë që duhej t’i veçoheshin kësaj partie nga drejtimi i gjatë janë krejt të padukshme, kurse masa e njerëzve që kanë përfituar në emër të idealeve të njerëzve të PD-së është e pafundme. Kjo i bën sot kinse reformatorët që të mos dalin të marrin përgjegjësi reale, sepse e dinë humbjen që i pret me hir apo me pahir. Fatkeqësisht, PD-ja nuk do ngrihet më kurrë si më parë. E përsërisim. Po humbi demokracia në parti ka humbur shpirti, por edhe mesazhi që jep vetë partia.

PS-ja mund të fërkojë duart në këto momente dhe ka të gjithë të drejtën, si fituese. Madje, edhe t’i bëjë ftesë bashkëdrejtimi PD-së, ashtu si po flitet rëndom. Aman, fati i PD-së dhe mungesa e demokracisë së brendshme të saj është si dy pika uji te PS-ja, që kultin e individit po e ngre në atë shkallë sa të mos ketë asfare figura alternative përballë UNI-t të frikshëm të kryetarit Rama.

Nga ana tjetër, sloganet e Ramës dhe Bashës ishin dhe janë të bukura, por në thelb atyre i mungon dlirësia dhe modestia. Blerja e votave dhe pazaret, ku janë zhytyr partitë e mëdha, s’kanë të bëjnë fare me demokracinë e shekullit XXI. Kjo të bën të besosh se PD-ja jo vetëm nuk do reformohet, porse po e përgatit me fatin e saj edhe PS-në për rrugën që e pret me patjetër në të ardhmen. Atë të bjerrjes prej mungesës së premtimeve të mbajtura dhe shpërbërjes në masën që tashmë po e pëson PD-ja dhe që nuk ka më kthim pas. (Javanews)

 

Next Post
Montella: Milani po bën çmos të mbajë Donnarumman

Ranieri: Donnarumma nuk e refuzoi Milanin për paratë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In