• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rënia e narrativës narciziste të Albinëve në Prishtinë e në Tiranë

by Ilir Yzeiri
19/10/2021 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri 

Ditën e diel, në zgjedhjet vendore të zhvilluara në Kosovë, Albin Kurti mori përgjigjen që priste që prej ditës kur fitoi zgjedhjet parlamentare. Mbështetja e gjerë që i patën dhënë zgjedhësit në Kosovë në atë kohë, ishte mirëkuptimi për narrativën nacionaliste dhe etikën e revolucionit me duar të pastra që ai rrëfente prej kohësh. Duke shfrytëzuar ndjenjën e ligjshme të çdo bashkësie për drejtësi historike dhe përmbysje të sistemit shtypës të pasunarëve politikë apo duke vizatuar kapitalizmin fisnor dhe të egër si shkakun e lëngimit në varfëri në Kosovë dhe duke e paraqitur veten si « luftëtari i mbramë » kundër Serbisë, ai arriti që të bindë një shumicë të konsiderueshme në vendin e tij se tani Kosova do të çlirohej nga Serbia dhe nga korrupsioni, se tani Kosova do të bënte drejtësi dhe luftë me cilindo që do t’i dilte përpara, qofshin ato edhe SHBA-të.
Kjo narrativë naive dhe qesharake nuk besohej në Shqipëri, por ishte një argalisje e mirë për ta përplasur këtë hero të betejave pa luftë me Edi Ramën, të cilin narrativa e Bashës, Berishës dhe Metës nuk e mundte dot. Ndaj, në studiot ku bëhet ahengu politik në Tiranë Albini u pa si një dem i mirë për ta përplasur me bezen e kuqe që valëviste në ajër Edi Rama sa herë përlasej me kundërshtarët politikë. Albini, jo vetëm që e pranoi këtë sfidën e demit, por u sul në arenën e hapësirës politike të Tiranës duke u bërë karagjozi perfekt i narrativës së tij dhe në zgjedhjet politike të 25 prillit marshoi vetë në Tiranë për të sjellë « ndryshimin » duke vendosur një rekord banal në marrëdhëniet e shqiptarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës dhe duke u shfaqur si kryeministri më qesharak që shqiptarët kishin njohur ndonjëherë.
Ndërkaq narrativa e tij ishte një ushqim i mirë për llogjet në ahengjet që zhvillohen darkave në tv-të e Tiranës dhe tani Albini kishte filluar të mbillte fidanë edhe në Tiranë.
Topikat e ligjërimit politik në Tiranë e në Prishtinë, në përjgithësi, dhe në pjesën më të madhe nuk përfillin vendin dhe kohën ku jetojnë shqiptarët. Të gjithë harrojnë se kur ne marrim fjalën në publik, por sidomos kur politikanët marrin fjalën në publik, ata mund ta zhvendosin kohën dhe vendin e tyre ose në të shkuarën ose në të ardhmen dhe mund ta përfshijnë vendin e tyre ose në bashkësinë e vendeve të tjera, pra, të komunitetit ku bën pjesë, ose mund ta izolojnë dhe ta zhvendosin atë me anë të ligjërimit në epokat historike. Një nga cilësitë e dallueshme të narcizistëve politikë është zhvendosja e kohës dhe e vendit në të shkuarën dhe projektimi në një të ardhme që nuk ekziston. Albini u bë zëdhënësi i një narrative të tillë dhe me ato që artikulonte përziente kohën e Rilindjes anakronike me puritaizmin politik të Enver Hoxhës. Narcizizmi i tij naiv mbështetej e mbështetet te etnocentrizmi primitiv që është realizuar te ne nga Enver Hoxha i cili, në doktrinën e tij, përfillte vetëm forcat e veta dhe i shpallte të gjithë ata që ishin jashtë tij si armiq dhe kapitalizmin si gjakpirje të popullit. Albini herë shfaqej si karikaturë e këtij modeli dhe herë si hero i trishtuar, por gjithmonë i paqartë dhe narcizist. Se çfarë katrahure bëri ai me aleatët tanë të mëdhenj ia kanë vënë në dukje të gjithë, se çfarë kaosi shkaktoi në drejtimin e vendit e panë vetë shqiptarët e Kosovës. Ajo që mbeti e pandryshuar deri në fund ishte narrativa e tij narciziste dhe kujdesi për të eleminuar gjithë traditën e qeverisjes në Kosovë.
Ndaj kjo që ndodhi në Kosovë në zgjedhjet vendore ndoshta është eksperimenti i fundit që bëhet atje nga udhëheqës që ndërtojnë narrativa narciziste, që joshin sidomos egoizmin dhe arrogancën e shqiptarëve. Ato tregojnë edhe njëherë se sëmundja më e madhe e shqiptarëve është fodullëku idiot dhe mungesa e përunjësisë, inati dhe cmira. Të gjithë ata që hyjnë në politikë apo që shfaqen si komentatorë të saj, në radhë të parë, kujdesen që të luftojnë kundër atij apo asaj që e urrejnë, që e përçmojnë. Shqiptarët që angazhohen në ligjërimin publik më së shumti kujdesen që të shkatërrojnë shqiptarët  kundërshtarë dhe jo të zhvillojnë vendet e tyre. Por narrativa e Albinëve të Prishtinës dhe atyre të Tiranës ishte prova e fundit që tregoi se jemi ende larg për t’u shfaqur si një komb i madh që ka synime të jetë pjesë e Europës duke ndërtuar një ligjërim europian që mbështetet te sfidat e së sotmes dhe përpiqet që të përfitojë nga liria dhe integrimi. Kjo pjesë e politikanëve dhe e Albinëve të Prishtinës dhe të Tiranës kanë si ankth të parë eleminimin e kundërshtarëve shqiptarë me anë të narrativës që mbështetet te nacionalizmi banal i së shkuarës dhe te ligjërimi etnocentrist i Enver Hoxhës.
Zgjedhësit në Kosovë u treguan Albinëve të Prishtinës dhe atyre të Tiranës se kjo narrativë jo vetëm që nuk i bind, por i neverit.

Next Post
“Unë frikën e kam tek…”/ Kurti i përgjigjet Haradinajn për situatën në Veri: Rrezik ishte kur ti prisje në zyrë kriminelin Milan Radojiçiç

“Unë frikën e kam tek...”/ Kurti i përgjigjet Haradinajn për situatën në Veri: Rrezik ishte kur ti prisje në zyrë kriminelin Milan Radojiçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In